LAJMI I FUNDIT:

Përfundon jashtë rrugës me “Porsche”, arrestohet 20-vjeçarja në Shkodër për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Përfundon jashtë rrugës me “Porsche”, arrestohet 20-vjeçarja në Shkodër për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Policia e Shkodrës ka arrestuar shoferen e mjtetit tip “Porsche” e cila humbi kontrollin e mjetit dhe u përfshi në një aksident ditën e shtunë 20 maj.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosura dy mikeshat që udhëtonin me 20-vjeçaren e arrestuar, të cilat po marrin ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës.

20-vjeçarja u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 20.05.2023, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, në fshatin Melgushë, ju bëjmë me dije se specialistët për Trafikun Interurban dhe Urban të DVP Shkodër arrestuan shtetasen R. P., 20 vjeçe, banuese në fshatin Mali i Jushit, Vau i Dejës, pasi duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident kanë mbetur të dëmtuara pasagjeret në këtë automjet, shtetasja D. N. dhe shtetasja ukrainase I. K., të cilat marrin asistencë më të specializuar mjekësore, në Spitalin e Traumës, Tiranë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori