LAJMI I FUNDIT:

Frank Lampard i dashuruar në lojën e yllit të Manchester Cityt

Frank Lampard i dashuruar në lojën e yllit të Manchester Cityt

Jack Grealish po lulëzon nën urdhrat e Pep Guardiolës dhe tashmë ka për fans një legjendë të madhe.

Anglezi ka qenë i jashtëzakonshëm në sezonin e tij të dytë në Manchester City, i cili pret Chelsean sot, dhe ka kaluar rekordin e Frank Lampardit si lojtari anglez që ka krijuar më shumë shanse në një sezon në elitën e futbollit anglez.


Edhe pse kishte dyshime për përshtatshmërinë e ish-lojtarit të Villas në skuadrën e Cityt pas transferimit të tij në vitin 2021, ai tashmë është bërë njëri ndër lojtarët kyç të tyre.

Man City si kampion e pret Chelsean në Etihad - formacionet zyrtare
Lexo po ashtu Man City si kampion e pret Chelsean në Etihad - formacionet zyrtare

“Unë e dua Jack Grealish, jam një fans i madh dhe kam qenë gjithmonë”, deklaroi Lampard.

“Ju shikoni lojtarët që vijnë, veçanërisht kur ata janë lojtarë të rinj anglezë me cilësi dhe personalitet, dhe ai i ka të dyja me bollëk”.

“Në një apo dy vitet e fundit, kishte shumë sy mbi çmimin që Manchester City pagoi për të dhe pikëpyetje të mëdha deri në një farë mase, nëse kjo ishte e drejtë apo e gabuar”.

Trajneri i Cityt, Guardiola (majtas) dhe Grealish (djathtas) u fotografuan duke festuar ndërsa Man City u kurorëzua kampion i Premierligës të shtunën

“Por, ai e ka çuar përpara lojën e tij për sa i përket etikës së tij të punës pa top dhe duke qenë pjesë e strukturës së ekipit që ata kanë atje. Dhe ajo që ai bën me top është gjithmonë duke u përmirësuar”.

“Me ndërgjegjësimin dhe aftësinë e tij, ai ka qenë një meritë e vërtetë për veten dhe ekipin. Nëse nuk tregon se çfarë duhet bërë në fushë, nuk do të futesh në ekip atje. Jo të gjithë lojtarët reagojnë mirë ndaj asaj situate dhe Jack ka reaguar absolutisht shkëlqyeshëm. Ai është një lojtar i klasit të lartë”, ka shtuar më tej trajneri i Chelseat.

Lampard theksoi se ai ishte në një situatë tjetër kur Mourinho mbërriti te Chelsea në vitin 2004, pasi ishte nënshkruar nga West Ham për një tarifë të madhe, por ende pranon se trajneri spanjoll e transformoi karrierën e tij. /Telegrafi/

Lampard krahasoi marrëdhënien e tij me Jose Mourinhon (djathtas), me marrëdhënien e Grealish me Guardiolën

Në trend Sport

Më shumë
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit

Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit

Ligue 1
Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

La Liga
Kalo në kategori