LAJMI I FUNDIT:

Klopp flet për lamtumirën e Firminos dhe Milnerit nga Liverpooli: Futbollistë që kanë histori të mrekullueshme

Klopp flet për lamtumirën e Firminos dhe Milnerit nga Liverpooli: Futbollistë që kanë histori të mrekullueshme

Liverpooli ka mbetur pa dy legjenda të klubit si James Milner dhe Roberto Firmino që kanë dhënë kontribut të madh.

Të dy futbollistët ishin pjesë e Liverpoolit që nga vera e vitit 2015 dhe u transferuan nga trajneri gjerman Jurgen Klopp.

Si braziliani ashtu edhe anglezi morën një përshëndetje të ngrohtë nga tifozët e Liverpoolit në Anfield.


Milner e Firmino do të largohen në fund të këtij muaji nga Liverpooli si futbollistë të lirë pasi kontrata e tyre me The Reds skadon.

E për largimin e tyre ka folur edhe trajneri Jurgen Klopp, duke thënë se Liverpoolit po i largohen dy lojtarë që kanë shkruar historinë me këtë skuadër.

“Firmino ka një histori të mrekullueshme këtu tek Liverpool, po ashtu edhe Milner. Ne i duam shumë këta djem dhe duhej t’i përgatisnim diçka speciale. Ndeshja ishte shumë e rëndësishme, por pjesa e parë nuk ishte e mirë dhe po nxitoheshim shumë në fushë”.

“U përmirësuam me aktivizimin e Firminos dhe Milner, ata treguan atë se çfarë do t’i mungojë Liverpoolit në të ardhmen”.

“Milner ka një mentalitet të jashtëzakonshëm, nuk ka rëndësi kur aktivizohet, ai vendos gjithnjë një standart të lartë. Janë shumë ndeshje të cilat ia ka dalë të ndryshojë sjelljen e skuadrës në fushë”, deklaroi Klopp. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Kalo në kategori