Puna e një burri ndikon ndjeshëm në suksesin ose dështimin e një martese.
Edhe pse arsyet e divorcit mund të jenë të shumta dhe të ndryshme, ka edhe nga ato më të zakonshmet, si problemet e komunikimit, fundi i dashurisë, mungesa e intimitetit, tradhtia, çështjet financiare e të ngjashme.
Puna e burrit është një faktor kyç
Megjithatë, shumë nuk janë as të vetëdijshëm se suksesi ose dështimi i një martese varet nga puna që bën burri. Këtë temë e ka trajtuar edhe një avokate amerikane, e cila merret kryesisht me divorcet.
Rreth 35.000 njerëz e ndjekin atë në TikTok dhe në video ajo tha se gjatë studimeve e ka kuptuar se puna e një burri mund të jetë një pengesë e madhe në martesë. Edhe pse ky fakt asaj i dukej i pasaktë në atë kohë, avokatja u bind për të kundërtën me përvojën e saj.
Ajo zbuloi se janë pesë profesione me të cilat merren burrat dhe që nuk do të kenë një efekt të mirë në martesë. Ajo renditi zjarrfikësit, pilotët, policët, ushtarët dhe kirurgët si profesione.
“Ata ndihen si zot”
“Çfarë kanë të përbashkët këto profesione? Për shkak të tyre, burrat ndihen si zot në profesionin e tyre”, thotë avokatja, duke aluduar se kompleksi i narcisit në disa profesione është një problem që bartet në sferën martesore.
Partneri i narcisit nuk ka të drejtë për dëshirat dhe nevojat e veta dhe nëse ia kërkojnë, marrëdhënia ndërpritet automatikisht. Marrëdhëniet e tyre janë të stuhishme, impulsive, jetëshkurtra, pasionante, pa emocione dhe lidhje, të cilat patjetër do të rezultojnë në një martesë të pasuksesshme dhe divorc. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBalenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Pse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Ç’është bukuria e brendshme?
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Cilat janë shenjat se lindja është afër?
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit