LAJMI I FUNDIT:

Bastisje në Podujevë, Vushtri dhe Lipjan – arrestohen katër persona dhe konfiskohen armë dhe gjësende tjera

Bastisje në Podujevë, Vushtri dhe Lipjan – arrestohen katër persona dhe konfiskohen armë dhe gjësende tjera
Foto: Ilustrim

Katër persona janë arrestuar pasi gjatë një operacioni policore në dy regjione është bërë kontroll në shtatë lokacione banimi për fajde.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 06:00 në Podujevë, Vushtrri dhe Lipjan.


Tutje në raport bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri.

“Gjatë një operacioni policor në dy regjione është bërë kontrolli në shtatë lokacione banimi dhe janë arrestuar kate persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy vetura, tri armë zjarri, 147 fishekë, gjashtë aparate të lojërave të fatit, një DVR video incizime, pesëmbëdhjetë telefona dhe nëntë shtëpiza kompjuteri”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/