LAJMI I FUNDIT:

Inter – Milan: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i Derby della Madonnina në Ligën e Kampionëve

Inter – Milan: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i Derby della Madonnina në Ligën e Kampionëve

Interi dhe Milani do të luajnë mes vete në ndeshjen e dytë apo kthyese në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në derbin e madh që njihet si Derby della Madonnina.

Nerazzurrët janë nikoqir të Rossonerëve në takimin që pritet të zhvillohet në një Giuseppe Meazza të stërmbushur, pasi kjo ndeshje vendos finalistin e parë të edicionit 2022/23 në Ligën e Kampionëve.

Vendi: Giuseppe Meazza


Koha: 21:00

Lajme rreth ekipeve

Inter

Milan Skriniar dhe Dalbert Henrique vazhdojnë të mungojnë për Interin.

Simone Inzaghi ka të ngjarë të emërojë të njëjtin formacion si ai i fitores në ndeshjen e parë ndaj Milanit.

Milan

Milan përballet me një pritje nervoze për Rafael Leao me portugezin që ende është një dyshim për kuqezinjtë.

Do të vlerësohen Rade Krunic, Junior Messias dhe Alessandro Florenzi, por mungon Ismael Bennacer i lënduar.

Fakte

Interi ka mbajtur portën e pastër në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër Milanit në të gjitha garat.

Interi ka fituar shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Interi ka fituar si në pjesën e parë ashtu edhe në kohen e plotë në tri ndeshjet e fundit kundër Milanit në të gjitha garat.

Interi ka fituar tri ndeshjet e fundit kundër Milanit në të gjitha garat.

Milani ka humbur dy ndeshjet e fundit, ndërsa ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Milani ka pranuar gol në katër nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Analizë

Interi e zgjeroi serinë e fitoreve në shtatë ndeshje pas fitores 4-2 ndaj Sassuolos në fundjavë. Nerazzurrët kanë një avantazh nga ndeshja e parë pasi kanë fituar 2-0 javën e kaluar.

Anasjelltas, Milani shkon në Derby della Madonnina në një seri prej një fitoreje në pesë ndeshjet e fundit. Një humbje 2-0 nga Spezia e kërcënuar me rënie do të thotë se ata kanë humbur ndeshjet konkurruese radhazi dhe tani nuk kanë arritur të fitojnë shtatë nga tetë ndeshjet e tyre të fundit në të cilat janë ekipi mysafir.

Interi është në formë shumë më të mirë se rivalët e tyre dhe pritet ta konfirmojë vendin e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve.

Formacionet e mundshme

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Dzeko.

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Tonali, Krunic; Saelemaekers, Diaz, Leao; Giroud.

Parashikimi: Inter 3-1 Milan

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Serie A
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës

Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës

La Liga
Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

La Liga
Kalo në kategori