LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Barcelona mund të shpallet kampion – nëse fiton ndaj Espanyolit

Formacionet zyrtare: Barcelona mund të shpallet kampion – nëse fiton ndaj Espanyolit

Barcelona do të synojë të fitojë në udhëtim te rivali lokal Espanyoli në kuadër të javës së 34-të në La Liga, për të siguruar titullin.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin RCDE Stadium.

Barcelona aktualisht ka 82 pikë, nëntë më shumë se Real Madridi që është i dyti.


Nëse ata fitojnë sonte, atëherë do të kenë 85 pikë, apo 12 më shumë se Los Blancos dhe d të shpallen kampion.

Formacionet zyrtare:

Espanyol: Pacheco; Óscar Gil, César Montes, Sergi Gómez, Cabrera, Brian Oliván; Darder, Denis Suárez, Melamed; Braithwaite, Joselu.

Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Balde; Busquets, Frenkie de Jong, Pedri, Gavi; Lewandowski, Raphinha.