LAJMI I FUNDIT:

Prej kohës së pushtimit rus në Ukrainë, Zelensky për herë të parë e takon Papën

Prej kohës së pushtimit rus në Ukrainë, Zelensky për herë të parë e takon Papën

Volodymyr Zelensky po takohet sot me të parën e Kishës Katolike Romane, Papa Françeskun në Vatikan.

Është hera e parë që ata takohen që nga pushtimi rus në shtetin ukrainas, raporton skynews.


Vizita vjen pas komenteve intriguese të Papa Françeskut muajin e kaluar, kur ai la të kuptohet se ishte përfshirë në një plan të fshehtë paqeje – një nismë që nuk u konfirmua nga Rusia dhe Ukraina.

Papa bën lutje të shpeshta me pasion në emër të popullit të “martirizuar” të Ukrainës dhe ka thënë se do të dëshironte të shkonte në Kiev dhe Moskë nëse një pelegrinazh papal mund të dërgonte përpara kauzën e paqes.

Muajin e kaluar, kryeministri i Ukrainës u takua me Papa Françeskun në Vatikan, ku i kërkoi udhëheqësit fetar të ndihmonte Ukrainën të kthente fëmijët e marrë ilegalisht nga Rusia.

“Përqafim, buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh në Romë”, Zelensky ka mbështetjen e plotë të Melonit
Lexo po ashtu “Përqafim, buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh në Romë”, Zelensky ka mbështetjen e plotë të Melonit

Kujtojmë se ai sot ka presidentin dhe kryeministren italiane si dhe Papa Françeskun, raporton skynews.

Ndryshe, Zelensky raportohet se nesër (e diele) do të vizitojë shtetin gjerman pas udhëtimit të sotëm në Itali. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Piloti australian detyrohet që për tri orë të fluturojë mbi aeroport për ta shpenzuar karburantin, arrin të aterrojë në pistë pa rrota

Piloti australian detyrohet që për tri orë të fluturojë mbi aeroport për ta shpenzuar karburantin, arrin të aterrojë në pistë pa rrota

Australia
Inteligjenca ukrainase arreston agjentët rusë, planifikonin të kryenin sulme terroriste në Kiev – kishin për mision vendosjen e bombave

Inteligjenca ukrainase arreston agjentët rusë, planifikonin të kryenin sulme terroriste në Kiev – kishin për mision vendosjen e bombave

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” - pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” - pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

Botë
Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut – në afërsi të kufirit me Rusinë

Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut – në afërsi të kufirit me Rusinë

Evropa
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Kalo në kategori