LAJMI I FUNDIT:

Ademi me mesazh në shtatë vjetorin e pranimit të Kosovës në FIFA

Ademi me mesazh në shtatë vjetorin e pranimit të Kosovës në FIFA

Janë bërë shtatë vite kur Federata e Futbollit të Kosovës është pranuar me të drejta të plota në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror FIFA.

Ishte 13 maji i vitit 2016 kur FFK me shumicë votash u pranua në organizatën më të madhe të futbollit në kongresin e mbajtur në Meksikë.

I pari i shtëpisë së futbollit kosovar, FFK-së, Agim Ademi ka dalë me një urim për shtatë vjetorin në FIFA.


Urimi i plotë nga Agim Ademi:

Sot shënojmë një tjetër datë të rëndësishme në historinë e re të futbollit të Kosovës. 7 vjet më parë, më 13 maj, Federata e Futbollit e Kosovës, u bë anëtare e familjes së madhe të futbollit – FIFA. Kjo ndodhi vetëm 10 ditë pas anëtarësimit në UEFA dhe kësisoj futbollit të Kosovës iu hapën të gjitha dyert e përfaqësimit në skenën ndërkombëtare.

Anëtarësimi në UEFA e FIFA shënoi një kapitull të ri dhe historik për futbollin e Kosovës, pasi u kurorëzua sakrifica dhe puna e palodhshme e shumë gjeneratave.

Gjatë këtyre shtatë viteve, futbolli ynë ka shënuar hapa të mëdhenj përpara në të gjitha fushat. Investuam në përmirësimin e infrastrukturës sportive, duke ndërtuar fusha stërvitore e duke krijuar kushte të volitshme për lojë në stadiumet ku klubet e zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Vëmendje të madhe i kushtuam edhe edukimit të kuadrove të reja në të gjitha segmentet si dhe krijimit të mundësive e hapësirave për gjithëpërshirje në futboll.

Gjatë këtij rrugëtimi krijuam raporte të shkëlqyeshme me FIFA-në e UEFA-në, teksa vizita e presidentit Gianni Infantino, në vitin e kaluar dëshmoi respektin dhe rëndësinë që i japin këto dy institucione vendit tonë.

Në kuadër të programit të FIFA-së “Forward” kemi investuar në projekte të ndryshme, derisa në partneritet me FIFA-në e UEFA-në dhe institucionet tona shtetërore synojmë të krijojmë kushte sa më moderne për komunitetin e futbollit në çdo cep të vendit.

Në këtë ditë të rëndësishme për FFK-në dhe gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë, u shpreh mirënjohjen time të gjithë atyre që kanë kontribuuar në rrugëtimin e futbollit të Kosovës që nga viti 1991 e deri më sot, nën udhëheqjen e kryetarëve Agim Bytyqi, Rexhep Abdullahu, Sabri Hashani e Fadil Vokrri.

Së bashku do të vazhdojmë të ndjekim pasionin për futbollin dhe do të punojmë me përkushtim për ta çuar futbollin tonë në nivel edhe më të lartë.

Urime e na priftë e mbara në objektivat që i kemi para vetes!

Bashkë për futbollin!
Me Kosovën në Evropian!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Në trend Sport

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bundesliga
'Gjuha e gjatë' i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit

'Gjuha e gjatë' i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit

NBA
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

La Liga
Kalo në kategori