LAJMI I FUNDIT:

Kontestohet zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit – prokurori Shqipdon Fazliu paraqiti kërkesë në Kushtetuese për vlerësim të aktgjykimeve të gjykatave

Kontestohet zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit – prokurori Shqipdon Fazliu paraqiti kërkesë në Kushtetuese për vlerësim të aktgjykimeve të gjykatave

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka njoftuar Zyrën e Presidentes së Kosovës se ka marrë kërkesë për kontestimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, që ka të bëjë me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina ka bërë të ditur për Telegrafin, se Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës nëpërmjet një letre është njoftuar nga Gjykata Kushtetuese se në këtë Gjykatë është parashtruar një kërkesë individuale nga njëri nga kundërkandidatët në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit.

“Në këtë kërkesë kontestohet Aktgjykimi i 23 dhjetorit 2022, i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, i cili ndërlidhet me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë Kupina.


Përzgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit kontestohet në Gjykatën Kushtetuese
Lexo po ashtu Përzgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit kontestohet në Gjykatën Kushtetuese

Këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese e ka dorëzuar prokurori Shqipdon Fazliu. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i tij, Flakron Sylejmani.

Sylejmani ka thënë se i janë cënuar të drejtat kushtetuese prokurorit Fazliu, përkatësisht e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta në mjet juridik etj

“Ju konfirmoj se brenda afatit të paraparë kemi paraqitur kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme, nr.114/2022, aktvendimit të Gjykatës së Apelit aa.nr.650/2022 dhe Aktvendimit  të Gjykatës Themelore ne Prishtinë a.nr.1875/22.  Me këto Aktgjykime dhe Aktvendime të Gjykatave të rregullat i janë cenuar të drejtat kushtetuese z. Shqipdon Fazliu, përkatësisht  e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta në mjet juridik etj”, ka deklaruar avokati Sylejmani.

Ai më tej ka shtuar se gjykatat e rregullta kanë bërë shkelje të dispozitave të procedurës, edhe atë duke zbatuar gabimisht nenin 27, paragrafi 1 të ligjit për konfliktin administrativ që përcakton se “padia paraqitet brenda tridhjetë (30) ditësh, që nga data e dorëzimit të aktit administrativ përfundimtar palës”

“Në fakt ne kemi vlerësuar se në ketë rast është dashur të gjej zbatim neni 28, paragrafi 2 i këtij ligji, i cili përcakton se  “Nëse padia nuk i është dorëzuar gjykatës, por organit tjetër jo kompetent, ndërsa i arrin gjykatës pas skadimit të afatit për paraqitjen e padisë, do të konsiderohet se është paraqitur me kohë, nëse paraqitja e saj në këtë organ ka qenë si pasojë e mos dijës apo e gabimit të hapur të paraqitësit”.

Duke interpretuar gabimisht dispozitën e Nenit 28, paragrafi 2, Gjykata ka bërë shkeljen e të drejtave materiale, konkretisht nenin 4 të po këtij ligji që përcakton se:

“Në konfliktin administrativ gjykata kompetente vendos në bazë të kushtetutës dhe ligjeve”, lidhur me nenin 31, paragrafi 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës se:

Kjo normë është në përputhje me garantimin e të drejtave kushtetuese dhe të drejtave të përcaktuara në konventat ndërkombëtare, që të mos ndëshkohet/n qytetari/ët për shkak të një gabimi të hapur dhe t’i pamundësohet e drejta e gjykimit – e drejtë dhe drejta kjo themelore e njeriut”, tha Sylejmani.

Avokati i prokurorit Shqipdon Fazliu më tej i ka thënë Telegrafit se kanë vlerësuar se “gabimi i hapur nuk ka rrjedh nga mosdija apo lëshimi i afatit nga ne por nga natyra e konsoliduar e kësaj praktike (precedenti) nga Gjykata Kushtetuese, prandaj konsiderojmë se ka qenë e afatshme dhe e ushtruar brenda afatit ligjore”.

Sylejmani ka thënë se presin nga Gjykata Kushtetuese që të vendos në favore të kërkesës të parashtruar nga ana e tyre.

KPK në mbledhjen e 214-të, me votim unanim ka caktuar prokurorin Besim Kelmendi, ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit.

Zgjedhja e kryeprokurorit, Presidenca: Një vendim në këtë periudhë do të ishte i parakohshëm, të presim vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese
Lexo po ashtu Zgjedhja e kryeprokurorit, Presidenca: Një vendim në këtë periudhë do të ishte i parakohshëm, të presim vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese

Kjo zgjedhje e Kelmendit ishte bërë pas përfundimit të mandatit kushtetues shtatë (7) vjeçar të Kryeprokurorit të deritanishëm të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ishte emëruar në këtë pozitë më 21 prill 2015.

Më 6 prill, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) votoi unanimisht Blerim Isufajn për këtë pozitë, kurse vendimi për dekretim tani mbetet në duart e presidentes Vjosa Osmani.

Ky proces ka shkaktuar reagime të shumta, ku koalicioni i OJQ-ve: IKD, GLPS dhe Lëvizja FOL, e kanë quajtur të papranueshëm propozimin për emërimin e Isufajt si Kryeprokuror dhe se kanë propozuar që të përsëritet konkursi.

Ndaj këtij procesi kanë reaguar Ambasada Britanike, Ambasada Gjermane dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke u shprehur të zhgënjyer me këtë proces.

Presidentja Osmani deri më tani nuk ka vendosur për dekretimin ose jo të prokurorit Blerim Isufaj në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, ndërsa ushtrues i kësaj detyre është Besim Kelmendi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori