LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit kontestohet në Gjykatën Kushtetuese

Përzgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit kontestohet në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka njoftuar Zyrën e Presidentes së Kosovës se ka marrë kërkesë  për kontestimin Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, që ka të bëjë me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina ka bërë të ditur për Telegrafin, se Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës nëpërmjet një letre sot është njoftuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës se në këtë Gjykatë është parashtruar një kërkesë individuale nga njëri nga kundërkandidatët në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit.


“Në këtë kërkesë kontestohet Aktgjykimi i 23 dhjetorit 2022, i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, i cili ndërlidhet me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë Kupina.

Më tej ai  ka thënë se “Presidentja Osmani ka sqaruar në vazhdimësi se të gjitha veprimet lidhur me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit, do t`i ndërmarrë në përputhje me mandatin e saj kushtetues, duke respektuar pavarësinë e procedurave gjyqësore, sikurse edhe të drejtën e kandidatëve për të shteruar procedurat kushtetuese dhe ligjore për realizmin e të drejtave të tyre”.

“Sapo të përfundojë trajtimi i çështjes së Kryeprokurorit në gjitha instancat gjyqësore, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, Presidentja Osmani do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me detyrimet dhe përgjegjësitë e saj kushtetuese”, ka thënë Kupina, për Telegrafin.

Zgjedhja e kryeprokurorit, Presidenca: Një vendim në këtë periudhë do të ishte i parakohshëm, të presim vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese
Lexo po ashtu Zgjedhja e kryeprokurorit, Presidenca: Një vendim në këtë periudhë do të ishte i parakohshëm, të presim vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese

Ndryshe, më 8 prill 2022, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës kishte pranuar propozimin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për emërim të kryeprokurorit të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë, Zyra e Presidentes menjëherë pas pranimit të propozimit, ka filluar konsultimet me vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë, për t’u njoftuar më tej për mbarëvajtjen e procesit të përzgjedhjes së kandidatit të propozuar.

Më 13 maj 2022, Zyra e Presidentes së Kosovës është njoftuar përmes një shkrese zyrtare nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, se njëri nga kandidatët në këtë proces ka bërë kërkesë individuale për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij procesi dhe njëkohësisht ka kërkuar edhe vendosjen e masës së përkohshme lidhur me emërimin e kryeprokurorit të shtetit.

“Duke qenë se kjo kërkesë tanimë është regjistruar në Gjykatën Kushtetuese dhe e njëjta do të shqyrtohet nga kjo Gjykatë, ZPRK-ja e vlerëson se një vendim potencial i Presidentes në këtë kohë, në lidhje me emërimin ose jo të kandidatit për kryeprokuror të shtetit, do të ishte i parakohshëm. Prandaj, ZPRK konsideron se është e nevojshme që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë kërkesë, në mes tjerash edhe për të evituar çfarëdo ndikimi në procesin e vlerësimit kushtetues të kërkesës në fjalë”, thuhet në deklaratë.

Kërkesa e Këshillit Prokurorial për emërimin e kryeprokurorit, letra e Presidencës dhe kundër-reagimi i KPK-së
Lexo po ashtu Kërkesa e Këshillit Prokurorial për emërimin e kryeprokurorit, letra e Presidencës dhe kundër-reagimi i KPK-së

Këshilli Prokorurial i Kosovës (KPK) javë më parë i është drejtuar Presidencës me kërkesën për emërimin e emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

E kjo kërkesë ka bërë që Presidenca t’i drejtohet me një letër KPK, në të cilën presidentja Vjosa Osmani shpreh zhgënjim ndaj Këshillit Prokurorial, duke thënë se janë paraqitur informacione dhe argumente të pasakta, faktike dhe ligjore.

Por, për KPK-në kërkesa e tyre drejtuar presidentes Vjosa Osmani për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit është e bazuar dhe nuk është ultimatum.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i është drejtuar Zyrës së Presidentes të Republikës së Kosovës me kërkesë për dekretimin e Blerim Isufaj në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Pas kësaj kërkese, presidentja Vjosa Osmani i ka kthyer përgjigje kryesuesit të Këshilli Prokurorial i Kosovës, Jetish Maloku.

Në letrën që kishte siguruar Telegrafi, presidentja ka thënë se është duke pritur shterimin e të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore, në mënyrë që kandidatët që i janë nënshtruar procedurës së zhvilluar të KPK-së për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit të mund t’i adresojnë pretendimet e tyre në rrugë gjyqësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori