Familja Glazers janë të gatshëm ta shesin Man Utd pasi ta zgjedhin ofertën e preferuar
Pronarët e Manchester Unitedit, familja Glazers, thuhet se janë gati të shesin klubin pasi të konfirmojnë ofertën e tyre të preferuar.
Që nga nëntori i vitit 2022, Glazers kanë eksploruar opsionet financiare teksa nxorën në shitje klubin nga Old Trafford.
Pas tre raundeve të ofertave, u raportua se konkurruesit kryesorë ishin themeluesi i INEOS, Sir Jim Ratcliffe dhe bankieri me bazë në Katar, Sheikh Jassim bin Hamad al-Thani.
Sipas mediumit The Sun, Raine Group me bazë në SHBA, të cilët po kryejnë shitjen në emër të Glazers, do të konfirmojnë ofertën ‘fituese’ brenda ditëve të ardhshme.
Raporti pretendonte se Ratcliffe do të jetë ofertuesi i preferuar i Glazers përpara Sheikh Jassim.
Besohet se nëse Ratcliffe arrin të sigurojë klubin, Joel dhe Avram Glazer mund të qëndrojnë ende, pasi oferta e pronarit të INEOS ishte vetëm për shumicën e aksioneve.
Në krahasim të britanikut, Shiekh Jassim ofroi të blinte të gjithë klubin nga Glazers.
Pavarësisht se oferta e Shiekh Jassim ishte shuma më e lartë, besohet se oferta e Ratcliffe e vlerësoi Unitedin me një çmim që është më afër çmimit të kërkuar të Glazers prej 6 miliardë funtesh.
Përveç Ratcliffe dhe Shiekh Jassim, u raportua se disa kompani financiare amerikane kanë ofruar gjithashtu blerjen e një pakice aksionesh në klub, gjë që do t’i lejonte Glazers të qëndronin në kontroll, ndërkohë që kishin fuqinë financiare për të përmirësuar stadiumin Old Trafford dhe terrenin stërvitor të klubit.
Sipas Sky News, oferta e Ratcliffe përfshin klauzola që do ta shihnin britanikun të përfundojë një blerje të plotë të klubit nga Old Trafford pas vetëm tre vjetësh të marrjes së kontrollit.
Në fushë, Unitedi po kërkon të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve duke përfunduar në top katërshe të Ligës Premier. Erik ten Hag ka gjithashtu mundësinë për të fituar trofeun e tij të dytë si trajner i Djajve të Kuq, ndërsa ata përballen me Manchester Cityn në finalen e FA Cup në qershor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën
Perez takim të jashtëzakonshëm me Modricin dhe Kroosin – Ancelotti e ka thënë fjalën e tij
Mourinho zbulon se cili nga ish-lojtarët e tij nuk arriti të përmbushte potencialin e tij dhe të luante për ‘skuadrat e mëdha’
“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Mourinho zbulon se cili nga ish-lojtarët e tij nuk arriti të përmbushte potencialin e tij dhe të luante për 'skuadrat e mëdha'
UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve
"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit
Liverpooli i ka vendosur çmimin sulmuesit Darwin Nunez
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër