LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez shkëlqen në tapetin e kuq përkrah Ben Affleckut gjatë premierës së filmit të saj “The Mother”

Jennifer Lopez shkëlqen në tapetin e kuq përkrah Ben Affleckut gjatë premierës së filmit të saj “The Mother”

Ata janë rikthyer së bashku për më shumë se dy vjet.

Por Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë ende në fazën e dashurisë së madhe të romancës së tyre, të cilën e shfaqën në tapetin e kuq në premierën e filmit të saj të ri aksion “The Mother” të mërkurën.


Në premierën e Los Angelesit, këngëtarja dhe aktorja 53-vjeçare ndan puthje në buzë me bashkëshortin e saj aktor-shkrimtar-regjisor 50-vjeçar ndërsa pozonin përkrah njëri-tjetrit.

Jennifer luan në “The Mother” si personazhi kryesor, një ish-vrasëse që detyrohet të largohet nga jeta që ajo ka krijuar për vete që kur la biznesin vdekjeprurës për të mbrojtur vajzën e saj.

Krijuesja e hiteve dukej e përsosur si kurrë më parë në tapetin e kuq, teksa u shfaq e veshur me një bluzë ngjyrë bezhë me shkëlqim e cila gjithashtu theksonte mesin e saj të zbukuruar.

Ajo e kombinoi atë me një fund të gjatë me bel të lartë që arrinte deri në tokë dhe ishte gjithashtu i dekoruar me shkëlqim.

Veshja ishte pjesë e një kostumi që përputhej me një pallto të ngjashme ngjyrë bezhë me tegela.

Këngëtarja e “If You Had My Love” i mbante flokët ngjyrë karamel të lidhur në një bisht të gjatë.

Twitter heq verifikimin me shenjën blu nga llogaritë e të famshmëve përfshirë Beyonce, Kim Kardashian dhe Cristiano Ronaldo
Lexo po ashtu Twitter heq verifikimin me shenjën blu nga llogaritë e të famshmëve përfshirë Beyonce, Kim Kardashian dhe Cristiano Ronaldo

Ben dukej elegant në premierë me një kostum të zi me tre pjesë. Ai e përshtati kostumin e errët me një këmishë klasike të bardhë, megjithëse vendosi të anashkalojë kravatën.

Zogjtë e dashurisë u panë duke shikuar me adhurim njëri-tjetrin teksa ai erdhi për të mbështetur gruan e tij në premierë.

Gushtin e kaluar, çifti u martuan në pasurinë e tyre prej 8.9 milionë dollarësh në Gjeorgji.

Dyshja kishin rindezur romancën e tyre 20 vjet pasi vendosë të ndërprisnin fejesën.

Affleck i propozoi Lopezit në prill 2022 pasi rindezën romancën e tyre rreth një vit më parë në maj.

Kjo erdhi pasi Lopez u nda me yllin e MLB, Alex Rodriguez, 47 vjeç. Dyshja aktualisht nuk kanë asnjë fëmijë së bashku, por i kanë ata me ish-partnerët e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori