LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi diplomaten britanike: Marrëveshja e 27 shkurtit duhet të zbatohet e plotë dhe pa kushtëzime

Kurti takoi diplomaten britanike: Marrëveshja e 27 shkurtit duhet të zbatohet e plotë dhe pa kushtëzime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Mbretëri të Bashkuar, Ilir Kapiti, gjatë ditës së djeshme mirëpriti Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Mediteran në Ministrinë për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar, Victoria Billing, e shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott dhe nga ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Denis Keefe.

“Takimi filloi me urimin e kryeministrit Kurti për Kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, fundjavën që lamë pas. Ai i uroi mirëseardhje në Kosovë znj. Billing, të cilën e njoftoi për zhvillimet në vend, me theks te progresi ekonomik dhe demokratike në dy vitet e fundit, dhe për bashkëpunimin e afërt me ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, si rezultat i raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin për media.


Sipas njoftimit thuhet se në takim u diskutuan edhe zhvillimet në rajon dhe marrëdhëniet me Serbinë, me theks te zbatimi i Marrëveshjes Bazike të arritur me 27 shkurt në Bruksel.

“Kryeministri Kurti e njoftoi znj. Billing për takimin e nivelit të lartë të javës së kaluar, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, edhe për vizionin e propozuar në atë takim, sipas modelit kroat, përkitazi me nenin 7 të Marrëveshjes Bazike. Ai theksoi se Marrëveshja duhet të zbatohet e plotë dhe pa kushtëzime, dhe se Republika e Kosovës në vazhdimësi është dëshmuar palë e përgjegjshme, konstruktive dhe kreative”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%

KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit

Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

Lajme
Kalo në kategori