LAJMI I FUNDIT:

Republika Çeke mund t’i jap aeroplanë luftarakë Ukrainës

Republika Çeke mund t’i jap aeroplanë luftarakë Ukrainës

Republika Çeke mund t’ia dhuroj disa nga aeroplanët luftarakë L-159 Ukrainës për të mbështetur kundërsulmimin e planifikuar, ka thënë presidenti i vendit.

Praga ka qenë ndër aleatët më të vendosur të Kievit, duke ofruar një sërë pajisjesh nga municionet deri te tanket me vlerë miliarda dollarë, raporton skynews.

L-159 është një aeroplan i lehtë luftarak i prodhimit çek, i projektuar për mbështetjen ajrore të forcave tokësore, zbulimin dhe pjesërisht edhe për misionet luftarake ajrore.


“Ia vlen të merret në konsideratë nëse ne mund t’i sigurojmë Ukrainës aeroplanin tonë L-159”, tha Petr Pavel.

“Si aeroplanë mbështetës të drejtpërdrejtë luftarakë, (aeroplanët) mund të ndihmojnë gjithashtu Ukrainën në mënyrë të konsiderueshme në kundërofensivë”, shtoi ai. Çdo vendim për dërgesat ushtarake i takon qeverisë çeke.

Momenti kur dorëzohet ushtari rus tek forcat ukrainase
Lexo po ashtu Momenti kur dorëzohet ushtari rus tek forcat ukrainase

Ukraina, e cila është duke pritur përmirësimin e motit përpara se të nis kundërsulmin e premtuar prej kohësh, po i lutet aleatëve ta furnizojnë me aeroplanë luftarakë modern.

Ndryshe, Sllovakia dhe Polonia i dhanë Ukrainës aeroplanë luftarakë MIG-29 të epokës sovjetike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Inteligjenca daneze: Rusia mund të nisë një luftë të madhe në Evropë brenda pesë viteve

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Rusia liron amerikanin e burgosur në atë që SHBA e quan hap drejt fundit të luftës në Ukrainë

Amerika
Infermierët australianë largohen nga puna për shkak të videos antisemitike – pretendonin se do të vrisnin pacientë izraelitë

Infermierët australianë largohen nga puna për shkak të videos antisemitike – pretendonin se do të vrisnin pacientë izraelitë

Australia
Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Botë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Kalo në kategori