Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, po qëndron në Serbi ku ka pasur takime me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren serbe Ana Brnabiq.
Në një paraqitje për media, shefja e USAID-it deklaroi se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë kërkon guxim politik por do të sillte përfitime ekonomike.
Power deklaroi se me krerët e shtetit serb pati bisedë shumë të detajuar dhe specifike rreth mënyrës se si Shtetet e Bashkuara dhe Serbia mund të promovojnë demokracinë, duke u përpjekur për të forcuar integrimin rajonal dhe partneritetet rajonale.
“Ne diskutuam se si Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë në avancimin e përparimit në atë që do të jetë një hap tepër i rëndësishëm përpara në rrugën evropiane të Serbisë. Do të duhet guxim politik për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, të pranueshme nga të dyja palët. Mirëpo mbështetja nga SHBA do të jetë e qëndrueshme në javët e ardhshme, ndërsa Serbia dhe Kosova punojnë për të ndërmarrë hapat e mëtejshëm”, deklaroi Power.
Power deklaroi se Deklarata për të Zhdukurit që është arritur në fillim të këtij muaji mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme, por shtoi se duhet bërë progres edhe në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Ju e dini se procesi i normalizimit ka bërë përparim, në faktin se tani së fundmi keni një marrëveshje për bashkëpunim për të identifikuar eshtrat e personave të zhdukur, janë më shumë se 1600 persona sipas BE-së, eshtrat e të cilëve nuk janë gjetur ose që nuk ka të dhëna, kjo është diçka që ka qenë e pamundur nga 1999 deri më sot, dhe tani është e mundur. Është e qartë se duhet të ketë progres në krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe kjo është diçka që Shtetet e Bashkuara e kanë adresuar në çdo angazhim, sigurisht që është diçka shumë e rëndësishme edhe për popullin serb këtu në Serbi, dhe qeverinë serbe”, tha ajo.
Shefja e USAID-it deklaroi se normalizimi i raporteve do të zhbllokojë çështjet e mbetura pezull dhe do të çlirojë një potencial të madh ekonomik për të dy vendet.
“Ndërsa normalizimi përparon, ne do të jemi në gjendje t’i ndihmojmë të dyja palët të zhbllokojnë edhe më shumë potencialin e tyre ekonomik në një nivel shumë themelor, normalizimi do të dërgojë një sinjal për investitorët globalë dhe tregjet globale. Që me sfidat të arrihet përfundimi dhe në to të punohet, dhe kjo sigurisht që do të jetë e mirë për ekonomitë e të dy vendeve në fund, çdo gjë nga çështjet në fushën doganore deri te çështjet shumë të ndjeshme si identifikimi i të zhdukurve, do ta lehtësojë sektorin privat, duke krijuar një klimë për investime dhe për ta bërë më të lehtë për të gjithë rajonin në tërësi që të bëhet një lokomotivë e fortë ekonomike dhe kjo, nga ana tjetër, do të lehtësojë krijimin e vendeve të reja të punës në Serbi dhe Kosovë”, deklaroi ajo.
Shefja e USAID vizitën në rajon do ta vazhdojë nesër në Kosovë ku pritet të ketë takime me krerët e shtetit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit