Telegrafi të hënën ka publikuar draft-statutin për formimin e Asociacionit të prezantuar nga Ekipi menaxhues në takimin e 2 majit në Bruksel.
Dokumenti ka 67 nene dhe në to përcaktohet që asociacioni të ketë simbolet e tij, që Kuvendi të menaxhojë pasuritë nëntokësore dhe burimet ujore si dhe të përcaktojë drejtuesit e policisë.
Në Debat Plus është diskutuar për këtë draft-statut, derisa analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar ashpër kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca si dhe kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku në lidhje me reagimet e tyre për këtë statut.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca i cili deklaroi të hënën se Kosova nuk ka çfarë të kërkojë në dialog me Serbinë, nëse zgjidhja apo marrëveshja potenciale nuk e ka bazë Kushtetutën e Kosovës.
Analisti Imer Mushkolaj thotë se a është Konjufca në dijeni të çmimit që do “paguajë” Kosova në dialogun me Serbinë.
Nga kjo pyetje, Mushkolaj nuk përjashton as Qeverinë e Republikës së Kosovës.
“Pyetja ime për të do të ishte nëse LVV e din apo nuk e din që ky proces e ka çmimin e shkatërrimit të Kosovës. Nuk e di se a e din zoti Konjufca ose se a e din Qeveria nëse procesi i dialogut që e qon drejt krijimit të asaj që tha zoti Konjufca, e ka këtë çmim? Nëse e din se është kështu, le ta ndërkrejnë dialogun, s’ka nevojë të shkohet në dialog. Por nëse po vazhdojnë të jenë pjesë e procesit duhet që ti marrin edhe përgjegjësit e pasojat e një marrëveshje, cilado qoftë ajo, sa i përket çështjes së Asociacionit”, ka deklaruar ai.
Derisa Konjufca ka kritikuar edhe liderin e LDK-së “për reagimin e vonshëm” ndaj draft-statutit.
Ai thotë e pavarësisht që në gjuhën shqipe ka dalë drafti të hënën duke iu referuar Telegrafit, sipas tij Abdixhiku ka mundur të ketë idenë për Asociacionin nga publikimet e mediave serbe.
“Abdixhiku reagon një javë pas takimit të mbajtur në Bruksel. Nuk ka lidhje kur është publikuar statuti në media. Ai është dashur të dijë këtë informacion para daljes në media. Çka po na thotë tash Abdixhiku? Po reagon për një Ekip Menaxhues që e ka formuar qeveria e LDK-së. A ka LDK përgjegjësi për këtë proces? Ky draft është bërë prej 2020. LDK duhet ta japë opsionin e saj”, deklaroi Mushkolaj./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!