LAJMI I FUNDIT:

E goditi kundërshtarin dhe u përjashtua me të kuq, Xhaka kërkon falje për gjestin e bërë

E goditi kundërshtarin dhe u përjashtua me të kuq, Xhaka kërkon falje për gjestin e bërë

Derbi i madh mes Baselit dhe Zurichut i ka takuar mysafirëve me rezultat të pastër 0-2.

Por si rezultati nuk ishte edhe loja, pasi ka qenë jashtëzakonisht e tensionuar ku u panë edhe katër karton të kuq, tre për vendasit dhe një për mysafirët.


Taulant Xhaka ishte ai që u ndëshkua te vendasit me të kuq derisa reprezentuesi kosovar Mirlind Kryeziu te Zurichu.

Xhaka e goditi kundërshtarin dhe u përjashtua nga ndeshja, derisa tani ai ka dalë me një shkrim duke kërkuar falje për gjestin e bërë.

“Të dashur fansa. Do të doja të përfitoj nga rasti për të kërkuar falje në çdo formë për ndërprerjen time nga mbrëmë”.

“Ju më njihni si një lojtar emocional. Si dikush që nuk përmbahet, që jep gjithçka për ngjyrat e tij në fushë. Dhe ne lojtarët, gjithashtu, jemi njerëz prej mishi dhe gjaku që reagojmë emocionalisht në situata të caktuara. Në të njëjtën kohë, asnjë fyerje verbale në fushë, ndaj meje dhe familjes sime, nuk e justifikon një gafë të tillë nga ana ime”.

“Si lojtar me eksperiencë dhe kapiten i kësaj skuadre kam një funksion model, sidomos në momente të vështira, gjë që fatkeqësisht nuk e kam shfrytëzuar në këtë situatë”.

View this post on Instagram

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34)

“Nuk mund ta zhbëj atë që ndodhi mbrëmë dhe sigurisht që do të përballem me pasojat për të mos e kontrolluar veten për një moment të shkurtër. Tauli juaj”, ka shkruar mesfushori shqiptar në llogarinë e tij në Instagram.

Xhaka do të mungoj dy ndeshje pas kartonit të kuq, por ai mund të dënohet edhe nga Federata e Futbollit të Zvicrës për goditjen që i dha kundërshtarit apo edhe për momentin që pati me gjyqtarin kryesor duke e kapur për dore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori