iPhone 15 mund të ndalohet në Evropë nëse Apple kufizon përputhshmërinë e portit USB-C
Sipas një raporti nga Die Zeit, një anëtar i Bashkimit Evropian i ka dërguar një letër Apple-it për të paralajmëruar atë se nëse ky port i ri ka kufizime për aksesorë të caktuar, mund të përballet me një ndalim të shitjes.
Letra, e cila është shkruar nga komisioneri për industri i BE-së, Thierry Breton, thoshte se nëse iPhone 15 përpiqet të kufizojë funksionet për aksesorët e palicencuar, iPhone mund të përfundojë i ndaluar për shitje nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, diçka që është paralajmëruar edhe më parë.
Tom’s Guide shkruan se deri më tani kemi dëgjuar disa herë tashmë se Apple po zëvendëson portën e njohur Lightning në iPhone-in e ardhshëm me lidhësin e zakonshëm USB-C, përcjell Telegrafi.
Kjo mund të jetë thjesht sepse Lightning është lansuar mbi 10 vjet më parë, dhe ofron shpejtësi të ngadaltë të karikimit, por gjithashtu ka të ngjarë si përgjigje ndaj detyrimit të BE-së që të gjitha telefonat e shitur në Union, që nga fundi i vitit 2024, do të duhet të përdorin porte USB-C.
Gjithashtu thuhet se Apple do të prezantojë një version të Made For iPhone (MFi), sistemin e saj të licencimit për aksesorët e përputhshëm, në këtë port të përfolur USB-C.
MFi aktualisht lejon, ndër të tjera, kabllot Lightning të prodhuara nga prodhues të miratuar të përdorin fuqinë dhe shpejtësinë më të lartë në dispozicion, e të cilat nuk janë të disponueshme për artikujt që nuk janë stampuar nga Apple.
Prania e MFi në iPhone 15 është e diskutueshme, pasi disa thashetheme thonë se Apple ka hequr dorë nga MFi pas kalimit të saj në USB-C.
Por nëse Apple me të vërtetë do ta përshtatë MFi për një epokë të re të kabllove, Bashkimi Evropian me siguri se do të ketë diçka për të thënë në lidhje me të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse kodi PIN është në këtë listë, ndryshojeni menjëherë
Starlink tanimë ka më shumë se 4 milionë abonentë
Samsung prezanton telefonin e mençur Galaxy S24 FE
Zbulohet vlera e aksioneve të mundshme të Sam Altman, nëse OpenAI kalon në “modelin fitimprurës”
Përveç Mira Muratit, nga OpenAI largohen edhe dy drejtues të tjerë të kompanisë - Sam Altman vjen me një “shpjegim”
Zuckerberg zbulon "Orion", "syzet më të avancuara që ka parë bota ndonjëherë"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë