LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Dritës e quan të pamerituar humbjen nga Ballkani

Trajneri i Dritës e quan të pamerituar humbjen nga Ballkani

Drita u mposht në shtëpi nga Ballkani me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovë, duke ia vështirësuar punët vetës në garën për titull.

Trajneri Akis Vavalis ka thënë pas ndeshjes se ata pësuan një humbje të pamerituar dhe se duhej të kishin fituar tri pikë nga ky takim.

“Kemi pranuar gol të hershëm dhe më pas kemi reaguar. Kemi barazuar rezultatin dhe në pjesën e dytë kemi dominuar plotësisht në fushë”, ka thënë trajneri grek për ArtSport.


Ballkani mposht Dritën në Gjilan - lufta për titull sa shkon e bëhet më interesant
Lexo po ashtu Ballkani mposht Dritën në Gjilan - lufta për titull sa shkon e bëhet më interesant

“Krijuam disa raste që nuk i konkretizuam. Ballkani nuk kishte asnjë rast, ndërsa shënoi nga një ndërprerje. Kjo ishte vendimtare”.

“Para dy javësh ishim prapa Ballkanit dhe arritëm t’i fitonim dy ndeshje për të dalë në krye të tabelës. Do ta harrojmë këtë ndeshje pasi ende kemi shanse për të dalë kampion. Kemi disa ditë për t’u përgatitur dhe nisur që nga ndeshja me Gjilanin, do të mundohemi t’i fitojmë gjitha ndeshjet e mbetura”.

“Çdo gjë është në dorën tonë. Në përgjithësi, edhe pse nuk kemi skuadër me shumë lojtarë, do të mundohemi të jemi gati për derbi. Do të jemi në të njëjtin nivel që ishim sot. Sot humbëm por nuk e merituam humbjen”, ka shtuar më tej Vavalis. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori