Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka larguar nga tregu çokollatat e Fabrikës “Frey” me origjinë nga Zvicra, pasi dyshohet se të njëjtave iu është falsifikuar data e afatit të skadimit.
Në komunikatën e AUV thuhet se “pas raportimit të konsumatorit të publikuar ne rrjete sociale, për dyshime të falsifikim të datës se skadencës se produktit çokollatë. Prodhues fabrika ‘’Frey’’ origjina Zvicër. Menjëherë kemi nisur gjurmimin për të gjetur adresën e operatorit ekonomik distribues. I cili ka rezultuar se gjendet në Fushë Kosovë”.
“Ekipi inspektues ka shkuar për inspektim të depos se produkteve. Aty ka gjetur produktet e njëjta si të dyshimta. Datat e skadencës janë mbuluar me stikera të distributorit dhe u janë shënuar, data tjera. Menjëherë janë ftuar Policia me njësitet relevante për të bërë verifikimin e dyshimit në falsifikim. Inspektorët e AUV-së bashkë Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet në raste”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.
Më tej thuhet se “sasia e gjetur e produkteve e gjetur është ndaluar për qarkullim, po ashtu është urdhëruar distributori, qe menjëherë të bëjë tërheqjen nga të gjitha pikat ku e ka shpërndarë produktin”.
“Në të njëjtën kohë është gjetur edhe adresa e furnitorit të këtij produkti si Importues me lokacion ne komunën e Gjilanit. Po ashtu tek i njëjti autoritete shtetërore kanë gjetur edhe një sasi tjetër të çokollatës se njëjtë me afat të skaduar por qe nuk i është manipuluar data. Nga të dyja rastet është arritur të ndalohen rreth 2500 njësi çokollate prodhues fabrika ‘Frey’’ lloji: supreme dark orange, supreme dark 78%, dhe supreme dark crunchy almond. Të gjitha me peshë 100 gram për njësi”.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se bashkë me Policinë e Kosovës janë në proces të gjurmueshmërisë.
“Do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore ndaj operatoreve ekonomik dhe personave të përfshirë në raste. Operatori ekonomik i dyshuar për falsifikim është mbyllur deri ne një vendim tjetër”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?