Shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin njoftoi të premten se ‘ushtarët e tij’ do të largohen nga qyteti ukrainas i Bakhmutit më 10 maj, sepse po iu mungon municioni.
Ai ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin se do t’i largojë mercenarët pasi që nuk dëshirojnë të vazhdojë luftën pasi që luftëtarëve po iu mungon municioni, raporton cnn.
“Po i drejtohem zyrtarisht Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Ministrit të Mbrojtjes, Komandantit Suprem të Përgjithshëm dhe popullit të Rusisë”, tha ai.
“Unë deklaroj në emër të luftëtarëve Wagner, në emër të komandës Wagner, se më 10 maj 2023, ne jemi të detyruar të transferojmë pozicionet tona nga vendbanimet Bakhmutit tek njësitë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe t’i dërgojmë në kampet e logjistikës trupat e pajetë të luftëtarëve të Wagnerit”, tha ai.
“Unë po tërheq njësitë e Wagner PMC sepse pa municion, ushtarët e mi do të vdesin në mënyrë të pakuptimtë”, vazhdoi ai, duke pretenduar se kjo po ndodh “shkaku i burokratëve ziliqarë rus”.
Kujtojmë se forcat e Prigozhinit kanë luajtur një rol kyç në sulmet ruse në territorin ukrainas, përfshirë Bakhmutin.
Ai është ankuar më parë se ka marrë mbështetje të pamjaftueshme nga Kremlini dhe, në një intervistë të dielën, kërcënoi se do të tërheqë mercenarët nga qyteti lindor ukrainas.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk pranoi të komentonte njoftimin e së premtes, duke thënë në një konferencë me gazetarët se “sigurisht, e pashë atë në media, por nuk mund të komentoj pasi ka punë me operacionin special ushtarak”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBiden shkakton sërish polemika me lëvizjet, tani në Samitin e G7
Panik në Rusi pas sanksioneve të reja amerikane - rusët krijojnë radhë të gjata para bankave
Rusia pësoi humbje 'astronomike' gjatë ofensivës së Kharkiv - ka thënë një zyrtar i NATO-s
NASA publikoi gabimisht një video nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor dhe shkaktoi shumë spekulime
Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë - llogariten si më të fortat deri më tani kundër sistemit financiar
Hamasi nuk e di sesa pengje janë ende gjallë në Gaza
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Të shtëna me armë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, policia jep detaje
“Hapni kufirin ose u themi shqiptarëve të ngrihen”, Majko: Si e kërcënuam Maqedoninë gjatë luftës së Kosovës
Gjithçka që duhet të dini për EURO 2024
Rusia pësoi humbje 'astronomike' gjatë ofensivës së Kharkiv - ka thënë një zyrtar i NATO-s
Janë 82 lojtarë që do të jenë në Euro 2024, por nuk kanë lindur në vendin ku luajnë - kuqezinjtë në vendin e parë
Panik në Rusi pas sanksioneve të reja amerikane - rusët krijojnë radhë të gjata para bankave