LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen dy kilogramë marihuanë në Prizren, arrestohen dy persona

Konfiskohen dy kilogramë marihuanë në Prizren, arrestohen dy persona
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në një automjet në të cilën gjendeshin dy persona (një mashkull dhe një femër) ka gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë rreth dy kilogram.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:50, në Prizren.

“ Prizren 04.05.2023-17:50.  Gjatë kontrollit në automjetin ku gjendeshin dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë rreth dy kilogramë”, thuhet në raport.


Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit të banesës së personave të dyshuar janë konfiskuar dy grinder (mulli) dhe një sprej.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se personat janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara femër është liruar.

“Gjatë kontrollit në banesën  e të dyshuarit janë konfiskuar: dy grinder (mulli) dhe një sprej . Të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara femër është liruar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kalo në kategori