LAJMI I FUNDIT:

‘Konflikti ruso-ukrainas bartet jashtë kufijve’, përfaqësuesit e të dyja vendeve përplasen në dy raste të ndara në një samit në Turqi

‘Konflikti ruso-ukrainas bartet jashtë kufijve’, përfaqësuesit e të dyja vendeve përplasen në dy raste të ndara në një samit në Turqi

Anëtarët e Verkhovna Rada (Parlamenti i Ukrainës) në samitin e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) në Ankara u përpoqën të ndërpritnin fjalimin e delegacionit rus.

Në veçanti, kjo ndodhi gjatë fjalimit të Ola Timofeeva, një anëtare e Dumës së Shtetit nga partia Rusia e Bashkuar, e cila kishte në xhaketën e saj një simbol të agresionit rus, përcjell Telegrafi.


Ligjvënësit ukrainas u përpoqën t’i shpalosnin flamujt pas shpinës së saj, por anëtarët e delegacionit rus u përpoqën të parandalonin veprimet e ukrainasve.

Pas kësaj ka reaguar kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Shentop, i cili shpalli pushim dhe kërkoi që delegacioni i cili kishte shkelur rregullat e aktivitetit të nxirrej jashtë sallës.

Më pas, në periferi të ngjarjes shpërtheu një përleshje tjetër me pjesëmarrjen e deputetit ukrainas Oleksandr Marikovskyi për flamurin ukrainas, të cilin ai donte ta merrte përsëri.

Asambleja e Përgjithshme e 61-të e PABSEC mbahet në Ankara më 4-5 maj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare

Botë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Kalo në kategori