LAJMI I FUNDIT:

Kreu i Wagnerit, Prigozhin: Ka nisur kundërofensiva e Ukrainës

Kreu i Wagnerit, Prigozhin: Ka nisur kundërofensiva e Ukrainës

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit mercenar rus, Wagner, beson se kundërofensiva e forcave ukrainase tashmë ka filluar pasi ka vënë re aktivitete të shtuara në vijën e frontit.

Në një deklaratë të publikuar në Telegram, Prigozhin pret që në ditët në vijim ukrainasit të bëjnë zyrtare kundërofensivën, raporton reuters.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksy Reznikov konfirmoi javën e kaluar se ata janë duke përfunduar përgatitjet për kundër-ofensivën e shumëpritur pranverore.


Për muaj të tërë, Kievi është duke u përgatitur për kundërsulmin që synon dëbimin e forcave ruse nga territori i pushtuar i Ukrainës në lindje dhe jug.

Aleati i Vladimir Putinit, i cili sulmon rregullisht udhëheqjen ushtarake ruse për mungesë municioni, paralajmëroi më parë se kundërofensiva ukrainase mund të ketë pasoja katastrofike për Rusinë.

“Kundërofensiva mund të kthehet në një tragjedi për vendin tonë… Çdo ditë, ne vendosim mijëra trupa në arkivole dhe i dërgojmë në shtëpi. Humbjet janë pesë herë më të larta se sa duhet, sepse ne nuk kemi municione të mjaftueshme”, tha kreu i Wagner në një fjalim të fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Azia
A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

Evropa
Hamasi thotë se kërkesat e ashpra të Netanyahut për marrëveshje çuan në vdekjen e pengjeve

Hamasi thotë se kërkesat e ashpra të Netanyahut për marrëveshje çuan në vdekjen e pengjeve

Azia
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
Kalo në kategori