Po vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të gjashtë në gjykimin kundër Pjetër Shalës. Prokuroria vazhdoi sot me intervistimin e dëshmitarit që mban numrin 11, i cili pretendon se është mbajtur më shumë se një muaj i ndaluar në një dhomë.
Ai tha se është liruar nga aty pas çlirimit të Kosovës. Dëshmitari i mbrojtur tregoi edhe për emrin e personit, i cili e kishte marrë në pyetje gjatë kohës sa ka qenë i ndaluar. Pjetër Shala po e ndjek seancën nga Qendra e Paraburgimit, përmes video-lidhjes.
Në seancën e sotme po vijohet me pyetjet e prokurorit të specializuar. Dëshmitari i mbrojtur i ZPS-së tha se Xhemshit Krasniqin e kishte parë vetëm kur e ka marrë në fabrikën e metaleve në Kukës.
Sipas dëshmisë së tij, në dhomën ku është mbajtur i ndaluar nuk ka pasur gjithmonë dyshekë për të fjetur.
Në pyetjet tjera të prokurorit të specializuar u vijua në seancë private.
Më pas, ai e pyeti dëshmitarin se kur u lirua nga dhoma ku është mbajtur më shumë se një muaj.
Dëshmitari: Lirimi ndodhi kur hyri NATO në Kosovë dhe u hapën dyert dhe vetëm kam dalë prej aty”.
Prokurori: Gjatë kohës sa u mbajte i ndaluar, përpara se të liroheshit, a ju mori njeri në pyetje. Mbaj mend që na ke thënë që një herë gjatë ditës ju bën disa pyetje?”, u përgjigj dëshmitari që mban numrin 11.
Dëshmitari i gjashtë në gjykimin kundër Pjetër Shalës tha se Osman Kryeziu e kishte marrë në pyetje.
Prokurori: Ju mori njeri në pyetje gjatë ndalimit tuaj?
Dëshmitari: Po.
Prokurori: Kush ju mori në pyetje, a e dini se kush ishte ky person, e njihni identitetin e tij?
Dëshmitari: Në atë moment as nuk e dija, as nuk e kam njohur. Pas çlirimit në Kosovë e kam kuptuar që ka qenë Eqrem Kryeziu… gabim, Osman Kryeziu”, tha ai.
Dëshmitari shtoi se e ka parë një herë këtë person dhe se në kohën kur e mori në pyetje i kishte thënë që është gjykatës ose prokuror, por nuk i kishte treguar se cilën organizatë e ka përfaqësuar.
Prokurori i specializuar kujtoi deklaratën e tij dhënë prokurorisë, kur kishte thënë të kundërtën.
Prokurori: Në kohën që i keni dhënë intervistë prokurorisë, kemi diskutuar për këtë intervistën tuaj dhe ju keni thënë ‘e di që kur më mbajtën për një muaj më morën në pyetje, më quan tek një person që ishte prokuror dhe ai më tha jam prokurori i UÇK-së. Më morën rreth gjysmë ore në pyetje dhe që nga ajo kohë nuk e kam parë më’. Nga kjo që keni thënë aso kohe prokurorit, ky burri ju ka thënë ka qenë prokuror i UÇK-së. A e mbani mend?
Dëshmitari: Nuk më kujtohet, të vërtetën me ju thënë. Ka mundësi edhe që më ka thënë”, tha ai.
Prokurori i specializuar e pyeti nëse atë kohë e dinte se kush e kishte mbajtur të ndaluar, por transmetimi është dhënë me përmbajtje të redaktuar.
Në dokumentet e paraqitura për dëshmitarin, të cilat nuk u transmetuan për publikun, ai u shpreh se personi në fotografi është Osman Kryeziu.
Tutje, dëshmitari shtoi se i ka përjetuar rëndë ato çfarë ai pretendon se kanë ndodhur në dhomën ku është mbajtur.
Mbrojtësi i viktimave tha se nuk ka pyetje për këtë dëshmitar.
Pas pauzës do të vijohet me kundërpyetjet e palës mbrojtëse për dëshmitarin, i cili nisi dëshminë gjatë së martës.
Ky është dëshmitari i gjashtë i mbrojtur i ZPS-së kundër Pjetër Shalës, i cili po përballet me akuza me pretendime për krime lufte.
Pjetër Shala e ka ndjekur këtë seancë përmes video-lidhjes nga Qendra e Paraburgimit.
Shala po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala është arrestur më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe është transferuar në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!