LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi, dyshohet për këto vepra penale

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi, dyshohet për këto vepra penale

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet B.K.

Sipas njoftimit, aktakuza është ngritur këtë të mërkurë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

I pandehuri B.K. akuzohet për disa vepra penale që lidhen me blerjen dhe shitjen e narkotikëve si dhe me shpëlarje të parave.


“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.K. akuzohet për veprat penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge në vazhdim’ nga neni 267 paragrafi 3 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Lidhur me veprën penale ‘Shpëlarja e parave’ nga neni 302 të KPRK lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori