LAJMI I FUNDIT:

Kiara tregon se është takuar me nënën e Luizit

Kiara tregon se është takuar me nënën e Luizit

Këngëtari nga Shkodra, Luiz Ejlli ka fituar simpatinë e publikut përgjatë rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Albania.

Përveç që shfaqi veten në të gjitha dimensionet, Luizi krijoi një histori dashurie me moderatoren, Kiara Tito.


Kiara pak javë më parë mori një propozim romantik për martesë dhe një dasmë për të zyrtarizuar këtë lidhje u konfirmua se do të mbahet gjatë finales të së shtunës.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

E ftuar në ‘Fun Club’, Kiara nuk preferoi që të jepte më shumë detaje në lidhje me ceremoninë e dasmës.

Eduart Grishaj e konfirmon çmimin deri në 1000 euro të biletave për finalen e BBVA: Ata që e blejnë janë fatlum
Lexo po ashtu Eduart Grishaj e konfirmon çmimin deri në 1000 euro të biletave për finalen e BBVA: Ata që e blejnë janë fatlum

Por, ajo zbuloi se tashmë është takuar me nënën e Luizit duke thënë se ajo është një grua mjaft fisnike.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Po e kam takuar, është një zonjë shumë fisnike, shumë e mirë dhe ma hoqi pak mallin e Luizit dhe nuk gënjente kur thoshte se jemi identike, ishte shumë e lumtur për marrëdhënien tonë”, ka thënë Kiara.

Kujtojmë që në spektaklin e javës së kaluar, Luizi kishte edhe një takim emocional me nënë e tij, e cila kishte ardhur nga Amerika. /Telegrafi/