LAJMI I FUNDIT:

Wanda Nara është afër t’i realizojë Mauro Icardit transferimin te klubi i Ligës Premier

Wanda Nara është afër t’i realizojë Mauro Icardit transferimin te klubi i Ligës Premier

Fulham është në bisedime për të nënshkruar me yllin e Paris Saint-Germain, Mauro Icardi, sipas raportimeve nga Ishulli.

Dhe një marrëveshje për sulmuesin argjentinas mund të realizohet vetëm përmes gruas dhe agjentes së tij – Wanda Nara.


Sulmuesi 30 vjeçar ka edhe një vit të mbetur nga kontrata e tij. Megjithatë, perspektivat e tij në PSG janë të zymta përballë konkurrencës nga Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Neymar.

Icardi është në huazim për një sezon te Galatasaray dhe ka shënuar 14 gola në 19 ndeshje, duke asistuat në shtatë të tjerë, për të ndihmuar gjigantët e Stambollit të kryesojnë ligën.

Raportimet në Angli tani bëjnë të ditur se Fulhami ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Icardin gjatë verës.

Londinezët perëndimor mendohet se janë të gatshëm t’i paguajnë PSG-së rreth 15 milionë euro për sulmuesin.

PSG përballet me një dramë tjetër - Rikthimi i të huazuarve që askush nuk i dëshiron
Lexo po ashtu PSG përballet me një dramë tjetër - Rikthimi i të huazuarve që askush nuk i dëshiron

SunSport raporton se Icardi është afër marrëveshjes për kushtet personale me Fulhamin.

Marrëveshja aktuale e Icardit me PSG e sheh atë të fitojë pothuajse 12 milionë euro në vit – më shumë se dyfishi i fituesve më të lartë të Fulhamit, Bernd Leno dhe Layvin Kurzaëa, të cilët marrin afër pesë milionë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori