LAJMI I FUNDIT:

PSG përballet me një dramë tjetër – Rikthimi i të huazuarve që askush nuk i dëshiron

PSG përballet me një dramë tjetër – Rikthimi i të huazuarve që askush nuk i dëshiron

Paris Saint-Germain ka një problem serioz. Në llogaritë e tij prej 368 milionë euro deficit nga sezonit 2021/22, performancës së dobët në Evropë apo skandaleve që pllakosin herë pas here anëtarët e klubit parisian, tani vjen edhe problemi i planifikimit sportiv për verën e vitit 2023. Shumë lojtarë kthehen në Paris pas huazimeve në të gjithë Evropën dhe nuk ka gjasa që të gjejnë një shtëpi në kryeqytetin francez. Një largim i ri duket fati i të gjithëve.

Siç ka ndodhur në të kaluarën, PSG nënshkruan shtrenjtë dhe shet lirë. Pablo Sarabia (5 milionë euro), Idrissac Gueye (4 milionë euro) ose Thilo Kehrer (12 milionë euro) u transferuan për më pak se sa kushtuan në ditën e tyre. Të tjerë si Angel Di Maria u larguan falas në fund të kontratës së tyre.

Por, përpara sezonit 2023/24, sekretariati teknik i PSG-së do t’i duhet të gjejë strehim për emra të shumtë yjesh që nuk gjeten vend në Parc des Princes ose u është dashur t’ua lënë vendin nënshkrimeve të reja.

Messi, Neymar, Mbappe: Treshja e yjeve të PSG-së mund të ndahet këtë verë
Lexo po ashtu Messi, Neymar, Mbappe: Treshja e yjeve të PSG-së mund të ndahet këtë verë

Leandro Paredes (Juventus)

Një sezon shumë zhgënjyes për të në Torino. Juventusi, i cili kishte një opsion blerjeje për kampionin e botës, nuk ka ndërmend ta ushtrojë atë. Ai do të kthehet në Paris. Ai ka pasur përplasje me Allegrin, lëndime dhe ka nisur vetëm 11 ndeshje në sezonin 2022/23.

PSG e bleu nga Zeniti për 40 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Ai ka ende klube që e duan por ajo që duket e qartë është se çmimi i tij fillestar do të jetë shumë më i ulët se sa ka paguar klubi parisian kur e bleu.

Keylor Navas (Nottingham Forest)

PSG i dha prioritet Gianluigi Donnarumma në portë dhe pas gjashtë muajsh pa luajtur, Navas gjeti një rrugëdalje në Ligën Premier. Ai shkoi në huazim te Nottingham Forest dhe ka luajtur çdo ndeshje që kur mbërriti, por nuk ka asnjë opsion blerjeje të përfshirë në marrëveshjen e huazimit.

Prandaj, të dyja palët duhet të negociojnë për të ardhmen e portierit nëse nga Anglia duan që ai të vazhdojë në Nottingham. Çështja, natyrisht, do të jetë qëndrueshmëria e Forestit në ligë. Mosha e Keylor (36 vjeç) do të thotë gjithashtu temë, pasi çmimi i tij është shumë i ulët me kontratën që i përfundon më 2024.

Georginio Wijnaldum (AS Roma)

Mund të jetë një nga problemet e vogla të PSG-së. Ose jo. Paga e Wijnaldum është shumë e lartë, por ai është përshtatur në Romë dhe ata duan ta mbajnë atë atje. Megjithatë, ata do të ri-negociojnë në mënyrë që holandezi të vazhdojë nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Gjithçka dukej se ishte ters për ‘Gion’ në fillim të sezonit, me një lëndim që e la atë pa Kupën e Botës dhe e la jashtë për më shumë se gjysmë sezoni. Por, ai është rikuperuar dhe tani është një pjesë e rëndësishme e klubit italian.

Colin Dagba (Strasbourg)

Është njëri nga ata të rinjtë e PSG-së që nuk ka arritur nivelin e pritur. I huazuar te Strasbourg që po lufton për të mos zbritur në Ligue 2, ai mezi ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon. Vlera e tij në treg po bie dhe duket se nuk ka gjasa që ai të jetë sërish pjesë e ekipit të parë të skuadrës parisiene, ku ai luajti rreth 30 ndeshje në sezonin 2021/22.

Lavyn Kurzawa (Fulham)

Kur në vitin 2015 u transferua nga Monaco në Paris në këmbim të 25 milionëve, dukej se PSG kishte një skuadër për shumë vite. Por, Kurzawa nuk arriti asnjëherë t’i plotësoj pritshmëritë, duke qenë i paaftë për të fituar një vend në 11-shen titullare dhe nuk është më në planet e klubit parisian, ku sezonin e kaluar ai luajti vetëm 9 minuta dhe për këtë, e dërguan si huazim në Fulham.

As në Londër nuk ka funksionuar: Kurzawa ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje. Ai do të kthehet në Paris me një vit të mbetur nga kontrata e tij.

Julian Draxler (Benfica)

PSG pagoi gati 40 milionë euro për nënshkrimin e tij nga Ëolfsburg dhe me kalimin e viteve, gjermani është ‘shfryrë’. Sezoni i tij aktual, i huazuar te Benfica, është një shembull i mirë për këtë: ai ka luajtur pak, nuk është titullar dhe nuk do të mbahet mend ndër lojtarët që mahnitën Evropën dhe Portugalinë këtë sezon me kryeqytetasit.

Në moshën 29-vjeçare, gjermani mund ta ketë ende futbollin përpara, por gjëja e parë që i duhet është të ri-zbulojë vazhdimësinë e humbur.

Mauro Icardi (Galatasaray)

Argjentinasi është ndoshta futbollisti me sezonin më të mirë në mesin e atyre që janë huazuar nga PSG. Ai është një yll te Galatasaray me 14 gola dhe 8 asistime… por turqit nuk kanë mundësi blerjeje. Rikthimi në Ligën e Kampionëve mund të jetë një aset për ata nga Stambolli që të përpiqen ta mbajnë atë, por kontrata e tij është shumë e shtrenjtë.

Ndërkohë ambienti i tij vazhdon të fantazojë për një rikthim në Itali. Në atë kohë, PSG i pagoi Interit më shumë se 50 milionë euro për nënshkrimin e tij.

Abdou Diallo (RB Leipzig)

Nëse së pari Dortmundi pagoi 28 milionë për Diallo, menjëherë PSG reagoi në sezonin e ardhshëm duke ia blerë atë për 32 milionë euro. I formuar në akademinë e Monacos, ai u rikthye në Ligue 1. Ai ishte larg nivelit të pritur dhe nga një mbrojtës që mund t’i qonte deri te fitimi i Ligës së Kampionëve.

Tani, i huazuar te RB Leipzig, ai synon të kthehet në Parc des Princes, pasi mezi ka luajtur 12 ndeshje në Gjermani.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori