Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po i kërkohet që mos të ngutet për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Dy ditë para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, ku do të diskutohet për draft-statutin e Asociacionit, Kurti porositet që mos të bëjë gabime në hapa për Asociacionit, derisa Serbia po e shkel vazhdimisht marrëveshjen e Ohrit.
Megjithatë, opozita në Kosovë apelon ndaj kreut qeveritar që çfarëdo draft-statuti për Asociacionin fillimisht të dërgohet për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. Mirëpo, në partinë në pushtet shprehen të vendosur se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe që nuk do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Njohësi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi, Seb Bytyçi thotë se është ende herët për miratimin e statutit të Asociacionit, andaj Kosova nuk duhet të ngutet për zbatimin e disa pikave të marrëveshjes së Ohrit, derisa Serbia nuk po e zbaton të njëjtën.
“Sa i përket takimit në Bruksel ka pritje që duhet të ketë një dokument në lidhje me Asociacionin, por sigurisht se nuk do të ketë një draft-statut, pasi është ende herët për një gjë të tillë. Do të diskutohet për Asociacionin, por besoj se do të ketë diskutime më të mëdha për vet implementimin e marrëveshjes sepse ende ka çështje të hapura. Senkuencimi i pikave të marrëveshjes, qëllimi është që të ketë një zbatim të njëkohshëm të saj, në mënyrë që mos të ngutet Kosova në zbatimin e disa pikave dhe të kemi një situatë që Serbia nuk e implementon marrëveshjen, ndërsa Kosova e zbaton atë”, thotë ai.
Ndërkaq, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, deklaron se statuti i Asociacionit, fillimisht si draft duhet të shkojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, para se të jepet ndonjë aprovim prej Qeverisë së Kosovës.
Megjithatë, ai shpreh shqetësim se në bazë të aneksit për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, pika shtatë ku flet për vetëmeneaxhim të komunitetit serb, nuk i referohet fare Gjykatës Kushtetuese.
“Tash çdo gjë që bëhet në Bruksel, është derivat i marrëveshjes së Ohrit. Për neve si LDK, marrëveshja e Ohrit, ka gjëra të cilat kanë qenë të papranueshme, sidomos pika e shtatë ku flet për vetëmenaxhimin, ndërkohë në tërë këtë dokument nuk i referohet fare Gjykatës Kushtetuese. Filtri i vetëm është Gjykata Kushtetuese, nuk ka filtër tjetër, prandaj duhet të dihet kjo, nuk ka mundësi që të implementohet asgjë tjetër që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Prandaj, ne kemi ngritur shqetësimin tonë se marrëveshja e Ohrit, si e tillë nuk duhet të kalojë se po ndërton një rend paralel kushtetues në Kosovë. Tash nëse kemi ardh në këtë fazë, detyrimi për të është që kjo të përfundojë në Kushtetuese si draft, si dokument. Në momentin që ka një pëlqim apriori prej dy palëve pa pëlqimin e Gjykatës Kushtetuese, unë mendoj se pasojat për Kosovën do të jenë shumë të mëdha”, thekson deputeti Selmanaj për kp.
Mirëpo, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë se në bazë të tri parimeve të prezantuara nga kryeministri Albin Kurti, asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe as nuk do të ndërhyjë në sistemin kushtetues të Kosovës.
Ajo thekson se pajtueshmëria për Asociacionin vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në vitin 2015, garancia e ish-përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe qëndrimi i përfaqësuesve amerikan, Chollet dhe Escobar se çka është dhe çka nuk është Asociacioni, janë bazë e mirë për hartim të një statuti për Asociacionin.
“Kryeministri ka deklaruar prej takimit të Ohrit se është i gatshëm të prezantojë një draft-statut në bazë të tri parimeve të cilat nuk janë assesi në kundërshti as me vendet e Bashkimit Evropian. Në këto parime që assesi nuk ka kompetencë ekzekutive dhe ndërhyrje në sistemin kushtetues, por në bazë të rendin kushtetues të Kosovës ndërtohet një draft, i cili diskutohet. Tash ne veç kemi filluar t’i dëgjojmë deklaratat e Vuçiq në raport me këto parime dhe këtë qasje, e cila është e mbështetur nga të gjithë, përveç palës serbe”, thotë ajo.
Kryeministri Albin Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq më 2 maj në Bruksel. Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën, ku fillimisht do të bëhet nënshkrimi i deklaratës për personat e zhdukur si pikë e parë, e cila do të pasohet me diskutimet për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje bazë në Bruksel më 27 shkurt, ndërkaq janë pajtuar edhe për aneksin e zbatimit të saj më 18 mars në Ohër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Regjistrohen 1803 thirrje në Qendrën e Menaxhimit të Krizave në 24 orët e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/Screenshot_11-18-380x233.png)
Regjistrohen 1803 thirrje në Qendrën e Menaxhimit të Krizave në 24 orët e fundit
![Urimi nga presidentja Siljanovska Davkova me rastin e festës së Kurban Bajram](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Gordana-Siljanovska-Davkova-380x233.jpg)
Urimi nga presidentja Siljanovska Davkova me rastin e festës së Kurban Bajram
![Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/d6eba9df-c0f2-4a03-806a-479177a6cd14-780x439-1-380x233.jpg)
Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan
![Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/britaniku-380x233.jpg)
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
![Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/auto_auto_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-116117659801611934876-696x392-1-380x233.jpg)
Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet
![Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448278605_996948441794047_4076569151971917144_n-380x233.jpg)
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
![Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rrefimi-i-reporterit-380x233.jpg)
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
![Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/Behgjet-Pacolli-foto-Ridvan-Slivova-2-380x233.jpg)
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim
![Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/xhamia-380x233.jpg)
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/itali-380x233.jpg)
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
![Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/shqipnia-380x233.jpg)
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
![Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_30-7-380x233.png)
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
![Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Sylvinho-380x233.jpg)
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
![Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/xhamia-380x233.jpg)
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
![Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-15-231254-380x233.png)
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes