LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Di të qëllojë, kundër rusëve do të luftoja deri në vdekje

Zelensky: Di të qëllojë, kundër rusëve do të luftoja deri në vdekje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka një armë dhe do të kishte luftuar për vdekje me rrethin e tij të ngushtë të njerëzve, nëse rusët do të kishin sulmuar selinë e tij në Kiev në fillim të pushtimit, tha ai dje në mbrëmje në një intervistë për televizionin 1+1.

“Di të qëlloj. A mund ta imagjinoni titullin ‘rusët kapën presidentin ukrainas’? Kjo do të ishte e turpshme”, tha Zelensky në bisedë, transmeton Telegrafi.

Në ditët e para pas pushtimit më 24 shkurt të vitit të kaluar, agjentët e inteligjencës ruse u përpoqën të hynin në Kiev, por nuk arritën në rrugën Bankina, ku ndodhet zyra presidenciale.


Shefi i Wagnerit rus: Çdo ditë po vendosim mijëra trupa në arkivole dhe i dërgojmë në shtëpi
Lexo po ashtu Shefi i Wagnerit rus: Çdo ditë po vendosim mijëra trupa në arkivole dhe i dërgojmë në shtëpi

Trupat e tjera ruse filluan të sulmojnë periferitë e Kievit, por nuk përparuan shumë. Në qytet pati edhe tentativa sabotimi.

“Nëse ata do të kishin hyrë, ne nuk do të flisnim tani. Askush nuk do të ishte kapur sepse do të kishim luftuar deri në fund. Deri në fund”, tha Zelensky.

Kur u pyet nëse kishte armë dhe nëse ushtrohej me të, ai u përgjigj pozitivisht.

https://telegrafi.com/pse-kunderofensiva-eventuale-e-ukraines-mund-te-shenoje-momentin-te-rendesishem-te-luftes/
Lexo po ashtu https://telegrafi.com/pse-kunderofensiva-eventuale-e-ukraines-mund-te-shenoje-momentin-te-rendesishem-te-luftes/

Në fjalimin e tij tradicional para publikut mbrëmjen e djeshme, ai akuzoi ushtarët rusë se janë po aq fajtorë për krime lufte sa edhe udhëheqja e tyre.

“Jo vetëm komandantët, por të gjithë ju, të gjithë jeni terroristë dhe vrasës dhe të gjithë duhet të ndëshkoheni. Kushdo që piloton dhe gjuan raketa, që mirëmban aeroplanë dhe anije që përdoren për terrorizim, të gjithë jeni bashkëpunëtorë në krim”, tha Zelensky.

Deklarata pasoi një sulm me raketa në qytetin Uman të Ukrainës, i cili vrau 23 persona. Në mesin e tyre, tha Zelensky, ishin gjashtë të mitur.

Ai përsëriti se duhet të krijohet një gjykatë ndërkombëtare speciale për krimet ruse në Ukrainë, sipas modelit të gjyqeve të Nurembergut kundër nazistëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori