LAJMI I FUNDIT:

“Termokos” përfundon sezonin e ngrohjes në kryeqytet

“Termokos” përfundon sezonin e ngrohjes në kryeqytet

Ngrohtorja “Termokos” ka përfunduar të premten sezonin e ngrohjes 2022/2023.

Kryetari i Komunës së Prishtinës gjatë një vizite në Termokos tha se ky institucion e ka bërë një punë të mirë.

“E kanë bërë një punë fantastike këtë sezon. Ka qenë sezoni më efikas dhe më i gjatë në historinë e Termokosit. E kemi filluar më herët dhe po e përfundojmë më vonë. Gjatë kësaj periudhe nuk kemi pasur asnjë problem, pra kryeqyteti ka pasur ngrohje tërë kohën”, tha ai.


I pari i kryeqytetit bëri të ditur se megjithëse po përfundon sezoni i ngrohjes në Prishtinë, QKUK do të vazhdojë të furnizohet pasi aty ka pacientë.

Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani tha se po e përmbyllin suksesshëm sezonin e ngrohjes, ndërsa sipas siç tha ai po bëhen gati të kenë edhe një sezon më të suksesshëm vitin e ardhshëm.

“Po e përmbyllim sezonin me 198 ditë aktive, pa asnjë ndërprerje të funksionimit…Natyrisht po ecim tutje me një performancë të mirë në aspektin teknikë, kemi 11 për qind më pak humbje të ujit, që i bie 4 për qind më tepër liferim të energjisë prej vitit paraprak…”, tha ndër të tjera Osmani.

Në këtë takim u bë e ditur se po vazhdon me intensitet shtrirja e Termokosit në kryeqytet. Osmani tha se aktualisht janë duke punuar në pesë projekte për zgjerim të ngrohjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori