LAJMI I FUNDIT:

Ferdinand paralajmëron Man Cityn: Testi i madh është Real Madridi, pavarësisht se në çfarë forme janë

Ferdinand paralajmëron Man Cityn: Testi i madh është Real Madridi, pavarësisht se në çfarë forme janë

Mbrojtësi legjendar i Manchester United, Rio Ferdinand, i cili tani është një ekspert në BT Sport, mbrojti idenë që Manchester City mund të fitojë tre trofetë (Ligën Premier, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve) pas fitores së tyre të madhe 4-1 në Etihad kundër Arsenalit.

Ish-lojtari anglez beson se “do të ishe budalla” të dyshoje në shanset e Cityt për të fituar tripletën, një arritje që vetëm Manchester United e ka arritur në Angli.

“Manchester City mund të fitojë çdo ndeshje që do të vijë, dhe ata e kanë treguar këtë me sasinë e pikëve që kanë grumbulluar në dy sezonet e fundit”, ka thënë fillimisht Ferdinand.


“Real Madrid ka lojtarë të klasit botëror dhe mund të nxjerrë një paraqitje të shkëlqyer nga asgjëja”.

Por, Ferdinand paralajmëron Cityn për Real Madridin, skuadrën me të cilën përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe që e eliminoi sezonin e kaluar.

“Favoriti është Real Madridi. Nuk ka rëndësi se si do të hyjë Real Madridi në atë lojë, ne kemi parë historinë që ata kanë në Ligën e Kampionëve”.

Ferdinand beson se “Real Madridi mund të nxjerrë një paraqitje të shkëlqyer nga asgjëja” dhe pohon se “ata kanë lojtarë të klasit botëror në të gjithë fushën dhe përvojën për të përballuar Manchester Cityn”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League
Joshua në rrugën e duhur për të thyer rekordin e shikueshmërisë në duelin me Dubois

Joshua në rrugën e duhur për të thyer rekordin e shikueshmërisë në duelin me Dubois

Boks
Kalo në kategori