LAJMI I FUNDIT:

Britanikja, nënë e katër fëmijëve thotë se paragjykohet nga njerëzit për shkak të tatuazheve në fytyrë

Britanikja, nënë e katër fëmijëve thotë se paragjykohet nga njerëzit për shkak të tatuazheve në fytyrë

Një nënë e katër fëmijëve me 14 tatuazhe në fytyrë ka thënë se njerëzit supozojnë se ajo nuk është një nënë e mirë për shkak të tatuazheve, madje disa njerëz e cilësojnë atë si ‘kriminele’.

Claire Elsie-Rose, 33 vjeçe, e cila punon një artiste tatuazhesh, tha se shpesh është vënë në dyshim për zgjedhjet e saj estetike, por nuk është penduar për modifikimet e trupit të saj, transmeton Telegrafi.


Pronarja e biznesit, jeton me katër fëmijët e saj të moshës nga gjashtë muaj deri në 13 vjeç, dhe me partnerin e saj prej tre vjetësh, Jonny, 30 vjeç.

Ajo këmbëngul se ‘ekziston një keqkuptim i madh’ rreth tatuazheve të fytyrës, pasi njerëzit mendojnë se kushdo që i ka është ‘i papërgjegjshëm’ ose ‘kriminele’.

“Mua më kanë pyetur se pse po e bëjë këtë dhe kam marrë komente të tilla sikurse, ‘dikur ke qenë aq e bukur’, duke nënkuptuar se e kam shkatërruar disi pamjen time”, tha jo për Sun.

Clarie nga qyteti Lincolnshire në Mbretërinë e Bashkuar thotë se dikur i merrte komentet për bazë por tani nuk iu kushton rëndësi, pasi thotë se e di që një nënë e mirë. /Telegrafi/