LAJMI I FUNDIT:

Jori Delli eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Jori Delli eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Ka përfunduar rrugëtimi i bukuroshes Jori Delli në spektaklin e famshëm Big Brother VIP Albania.

Ajo rezultoi më pak e votuara nga telecotitmi javor, ku të nominuar ishin edhe: Kristi Dragot, Nita Latifi, Qetësori dhe Deamishel.

Jori la shtëpinë vetëm pak ditë para finales së madhe të këtij spektakli e cila do të mbahet më 6 maj.

Jori Delli në Big Brother VIP Albania (Foto: Jori Delli/Instagram)

Ajo është shquar si një prej banoreve më të qeta dhe tërheqëse, e cila ka ditur të bëjë për vete shikuesit e këtij programi për javë të tëra.

Kiara ankohet se të gjithë janë kundër saj, Arbër Hajdari e mbyll debatin me ironi: Na fal, ke 100 për qind të drejtë
Lexo po ashtu Kiara ankohet se të gjithë janë kundër saj, Arbër Hajdari e mbyll debatin me ironi: Na fal, ke 100 për qind të drejtë

Përndryshe, Big Brother VIP Albania ka deri më tani si finalistë të konfirmuar këngëtarin Luiz Ejlli dhe artisten e makijazhit, Efi Dhedhes.

Mbetet të shihet se kush do të jenë edhe dy emrat tjerë që do t’iu bashkangjiten këtyre dy finalistëve. /Telegrafi/

Jori Delli në Big Brother VIP Albania (Foto: Jori Delli/Instagram)