LAJMI I FUNDIT:

Finlanda rriti buxhetin e saj ushtarak me 36 për qind dhe nuk ka ndërmend të ndalet me kaq

Finlanda rriti buxhetin e saj ushtarak me 36 për qind dhe nuk ka ndërmend të ndalet me kaq

Shpenzimet ushtarake globale u rritën në nivele rekord vitin e kaluar, pasi lufta në Ukrainë i shtyu vendet evropiane të investojnë në mbrojtje në nivele që nuk janë parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Studiuesit në Institutin Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (Sipri), vlerësojnë se shpenzimet totale ushtarake globale vitin e kaluar u rritën me 3.7 për qind në terma realë në 2.24 trilionë dollarë, transmeton Telegrafi.


Finlanda, e cila u bashkua zyrtarisht në NATO në fillim të këtij muaji dhe ndan një kufi me Rusinë, pa rritjen më të madhe të shpenzimeve me 36 për qind pas blerjes së aeroplanëve luftarakë F-35.

Ushtari ukrainas shfaq kreativitetin e tij nga vija e frontit – brenda istikame tregon kryeveprat – skulpturat e punuara
Lexo po ashtu Ushtari ukrainas shfaq kreativitetin e tij nga vija e frontit – brenda istikame tregon kryeveprat – skulpturat e punuara

Kjo ishte rritja më e madhe nga viti në vit në shpenzimet ushtarake finlandeze që nga viti 1962, thuhet në raport.

Shpenzimet ushtarake evropiane u rritën 13 për qind vitin e kaluar, kryesisht për shkak të luftës në fqinjësi, por shumë vende në të gjithë kontinentin po rrisin gjithashtu buxhetet e tyre të mbrojtjes në pritje të tensioneve më të gjera dhe të vazhdueshme, thuhet në raport.

Vende të tjera evropiane si Lituania, Suedia dhe Polonia panë rritje në buxhetet e tyre të mbrojtjes prej 27 përqind, 12 përqind dhe 11 përqind.

Kolona e mjeteve të blinduara Bradley, pamje që nxitin dyshimet se ukrainasit po përgatitin kundërofensivën e re
Lexo po ashtu Kolona e mjeteve të blinduara Bradley, pamje që nxitin dyshimet se ukrainasit po përgatitin kundërofensivën e re

Sipas raportit, rreth gjysma e rritjes vjetore është rezultat i rritjes së shpejtë të buxhetit ushtarak të Ukrainës.

“Kjo përfshin planet shumëvjeçare për të rritur shpenzimet nga disa qeveri. Si rezultat, mund të presim me arsye që shpenzimet ushtarake në Evropën Qendrore dhe Perëndimore të vazhdojnë të rriten në vitet në vijim”, tha Diego Lopes da Silva, studiues i lartë në Sipri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori