LAJMI I FUNDIT:

DIÇKA PATJETËR DUHET TË THEHET

DIÇKA PATJETËR DUHET TË THEHET

Nga: Ian Curtis (Grupi Joy Division, realizuar më 1979, publikuar më 1981 pas vetëvrasjes së liderit të grupit dhe autorit të këngës)
Përktheu: Fadil Bajraj

Të shkoj kot e të zgjedh apo t’i çoj të vdekurit
Me dhembje mbas vetes mbaja drejt përpara
Dhoma përplot njerëz që shkrihen në një
S’mund t’ia shkrepi tash ai çast s’do të vijë

Të shkoj kot e të zgjedh nga t’ia mbaj
Vendos për mua të lutem dhe lermë ta di
Shikohem në pasqyrë dhe e shoh se kam gabuar
Nëse do të mund të kthehem – atje ku përkas


Të shkoj kot e të zgjedh nga t’ia mbaj
E prita atë që shenjat ia kishin ndaluar
Po të ishim të pavdekshëm, s’do mund të duronim
Të shkallmuar nga goditjet e këtushme
Luftojmë për ajër
Ende shoh fytyrën tënde në pasqyrë
Retë e sfilitura s’do t’më çlirojnë
Diç patjetër duhet të thehet tash – kjo jetë s’është imja
Diç patjetër duhet të thehet tash – pres kohën e duhur