Është një finale për titullin, Guardiola: E dua stadiumin e mbushur tre orë para ndeshjes
Manchester City do të përballet me Arsenalin të mërkurën mbrëma në Etihad Stadium, në një ndeshje ku pritet të vendosë edhe titullin e kampionit në Angli.
Arsenali aktualisht janë lider në Ligën Premier me 75 pikë, pesë më shumë se City në vendin e dytë, por që skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Rëndësinë e kësaj ndeshje e di mirë trajneri Pep Guardiola i cili ka folur para kësaj përballje.
“E mërkura është një finale kundër një skuadre që ka qenë ekipi më i mirë në Angli deri tani dhe është pesë pikë përpara nesh. Shpresojmë që gjatë gjithë kësaj dite Manchester të jetë i kaltër në mënyrë që të na mbështesin, pasi ne na duhet një zhurmë e pabesueshme prej minutës së parë deri tek e fundit, sepse unë e di se ndaj cilit kundërshtar ne do të luajmë”.
“Unë e di, pavarësisht se ata kanë barazuar tri ndeshjet e fundit. Mënyra se si ata luajnë për pjesë të mëdha të ndeshjes, i bën gati të pamundur për t’i ndalur. Ne duhet të lexojmë ekzaktësisht atë që duhet të bëjmë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne”, tha Pep.
Tutje Pep ka thënë se shpreson që në ‘Etihadi’ të mbushet nga tifozët tre orë para ndeshjes pasi duan një fitore që do t’i afronte ata edhe më shumë me titullin.
“E dimë që një fitore do të ishte një hap për ta pasur tërësisht në dorën tonë. Liga Premier është 11 muaj punë, punë, punë. Dhe ne duam ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Ne nuk mund ta bëjmë vetëm. Shpresojmë që ‘Etihadi’ të jetë plot tri orë përpara ndeshjes”, tha Pep.
Përkundër se Topçinjtë kanë barazuar në tre sfidat e fundit, Pep thotë se skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta mbetet një kundërshtar i jashtëzakonshëm.
“Unë nuk e pashë ndeshjen kundër Southamptonit, por pashë ndeshjen e parë kundër Liverpoolit dhe ata kishin momentin e tyre të vrullit. Pashë 20, 25, 30 minutat e para kundër West Hamit dhe ata kishin të njëjtin moment. E di se sa e vështirë do të jetë pasi ata janë rivalë të mëdhenj. Ne duhet të jemi në ditën tonë”, deklaroi Pep. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona
Milani cakton çmimin e shitjes për Theo Hernandez
Trepça kampione e Kosovës, mposht Yllin me dramë në finalen e pestë
Barcelona ka ndarë mendjen se cilin yll do ta shesë në verë
Familja e Schumacherit fiton çështjen ligjore për intervistën nga mediumi gjerman të gjeneruar me AI
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës