LAJMI I FUNDIT:

PSG kontakton Realin për Ferland Mendyn

PSG kontakton Realin për Ferland Mendyn

Ferland Mendy mund të largohet nga Real Madridi pas katër viteve qëndrim në Santiago Bernabeu.

Mbrojtësi i majtë francez iu bashkua gjigantit spanjoll në verën e vitit 2019 nga Lyon për shumën e 48 milionë eurove.


Por këtë edicion francezi nuk ka luajtur shumë për shkak edhe të lëndimeve, por edhe me trajnerin Ancelotti që ka tjera preferenca për atë pozitë.

E ardhmja e Mendyt mund të jetë sërish në Francë, ku kampioni në fuqi Paris Saint Germain po dëshiron shërbimet e tij.

27-vjeçari e ka nisur karrierën tek akademia e PSG-së dhe është pro rikthimit në Parc de Princes.

Real Madridi ia cakton çmimin Ferland Mendyt
Lexo po ashtu Real Madridi ia cakton çmimin Ferland Mendyt

Reali nga ana tjetër nuk do ta pengojë largimin e franczit, por për ta lënë të lirë synon të fitojë rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/