LAJMI I FUNDIT:

Ankaraja paralajmëron prodhimin e tankut “Made in Turkiye”

Ankaraja paralajmëron prodhimin e tankut “Made in Turkiye”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të dy tankeve të prodhimit vendor për Forcat e Armatosura turke, të cilët do të testohen në periudhën e ardhshme.

Siç u tha, dy njwsi të tankut Altay do t’i nënshtrohen testimit përfundimtar brenda ushtrisë turke deri në vitin 2024, dhe nëse gjithçka shkon pa probleme, prodhimi masiv do të nisë në vitin 2025, transmeton Telegrafi.

“Turqia po zhvillon gjithashtu motorë BATU me 1500 kuaj fuqi që do të fuqizojnë automjete të ndryshme të blinduara, përfshirë Altayn”, shkruan Daily Sabah.


Tanki i ri ka kaluar nëpër riparime të rëndësishme që nga versioni i tij i parë, i cili u prezantua në vitin 2000.

Ndryshe, prototipi i tankut u mundësua nga një motor nafte nga kompania gjermane MTU Friedrichshafen. Megjithatë, problemet u ngritën pasi Berlini vendosi të kufizojë eksportet e armëve në Turqi.

Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, tanku i ri Altay do të ketë sisteme mbrojtëse aktive, një sistem të përmirësuar të blindimit, sistem të rinovuar kontrolli të automjeteve, pompa të reja karburanti si dhe hidraulikë dhe një rrjetë lëvizëse për fshehje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori