LAJMI I FUNDIT:

Aksident i çuditshëm në Indi, burri humb jetën derisa po urinonte në shina – një lopë që ‘fluturoi’ e goditi  

Aksident i çuditshëm në Indi, burri humb jetën derisa po urinonte në shina – një lopë që ‘fluturoi’ e goditi  

Një pensionist që kreu nevojën fiziologjike në shina vdiq në një aksident të çuditshëm, kur u godit nga një lopë që fluturonte.

Shivdayal Sharma (82) vdiq menjëherë pasi treni goditi kafshët dhe i hodhi 10 metra në ajër, transmeton Telegrafi.


Incidenti i pazakontë ka ndodhur në Alwar të Indisë, ku një lopë ka përfundoi në një hekurudhë aty pranë. Një person tjetër qëndronte aty dhe për pak nuk u godit nga kafsha.

Trenat që kalojnë nëpër zonën ku ndodhej Sharma, mund të arrijnë shpejtësi deri në 160 kilometra në orë.

Ministri i Hekurudhave indiane, Ashwini Vaishnaw, njoftoi se ata kanë vendosur masa të tilla si heqja e mbeturinave dhe vegjetacionit për të ndaluar lopët të qëndrojnë në këto vende.

Aksidenti bëri që shumë njerëz të mblidhen për një rregullim më të mirë të linjës hekurudhore, e cila thuhet se është vendi i shumë incidenteve që përfshijnë lopët.

Një hekurudhë madje shkoi aq larg sa vendosi gardhe metalike përgjatë shinave hekurudhore, për të parandaluar që lopët të enden jashtë. /Telegrafi/