Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, thotë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të diskutohet me Serbinë.
Ai thekson se çdo iniciativë që Qeveria e Kosovës e ndërmerr në këtë drejtim duhet të jetë në përputhje me rendin Kushtetues të Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin në vitin 2015.
Tahiri për KosovaPress, akuzon kryeministrin Kurti se fshehurazi dhe në mënyrë tërësisht jo transparente po punon në zbatimin e marrëveshjes me Serbinë.
“Draft-statutin e Asociacionit nuk kemi nevojë me diskutu me shtete të tjera. Duhet të respektohet në përpikëri vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Ne e kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që duhet të respektohet. Çdo iniciativë që ndërmerret duhet të jetë në përputhje me rendin kushtetues tonin”, thotë ai.
Shefi i GP-së së PDK thotë se Kurti e solli një marrëveshje me Serbinë që nuk ka njohje reciproke.
“Sa i përket angazhimit të kryeministrit në dialog e karakterizon një jo transparencë jashtëzakonisht e madhe. Ju e dini se si kemi arritur tek marrëveshja e Ohrit, neve kur na është prezantuar drafti që e kemi diskutuar në një debat parlamentar, kryeministri na ka thënë se ky është drafti dhe këtë e kemi merre ose lere.
Kemi ardhur në një pozicion që ne si opozitë asnjë kontribut të vetëm nuk kemi mundur me bërë për atë marrëveshje. Ajo ka qenë produkt i negocimit të kryeministrit Kurti me presidentin Vuçiq dhe ndërmjetësit evropian, pra nuk ka pikë prej qiellit. Plani franko-gjerman nuk ka qenë diçka që është diskutuar para dy viteve, por është produkt i negocimit të tij shumë jo transparente si në raport me shoqërinë po ashtu edhe me Kuvendin”, shton Tahiri.
Në anën tjetër, Tahiri, nënvizon nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve në veri.
“Respektim i rendit kushtetues në atë pjesë të territorit të Kosovës. Nuk mundet të mbetet një pjesë e territorit të Kosovës pa komuna, drejtues të komunave, prokuror, gjyqtar dhe një numër shumë të kufizuar të policëve. Këtë gjendje të mjerë në atë pjesë të territorit të Kosovës e ka sjell Qeveria Kurti. Kjo gjendje nuk duhet të tolerohet, zgjedhjet duhet të mbahen dhe njerëzve duhet t’iu ofrohet siguri e mjaftueshme që t’i zgjedhin drejtuesit e komunave të tyre”, thekson Tahiri.
Krahas kësaj, deputeti i PDK-së foli edhe për shtyrjen e vazhdueshme të seancave të Kuvendit të Kosovës në mungesë të kuorumit në vendimmarrje.
Ai përgjegjësinë për vonesat e miratimit të projektligjeve ia adreson vetëm mazhorancës, pasi thotë se opozita nuk mund t’ia bëjë numrat pushtetit.
“Përgjegjësia jonë në radhë të parë është me vënë në pah paaftësinë e këtyre njerëzve dhe padijeninë e tyre, të cilët nuk janë të gatshëm me përmbush as mandatin deputetit, ministrit dhe as kryeministrit.
Këta njerëz nuk po arrijnë me përmbushë as afër apo më mirë me thënë as nuk kanë filluar fare me implementu një projekt apo program të tyre që i kanë fituar zgjedhjet dhe kanë ardh në pushtet…Si Kuvend ju e dini se deri në fillim të këtij viti gjitha marrëveshjet ndërkombëtare i kemi votuar, pasi pa prezencën e opozitës ato nuk mund të kalojnë. Mirëpo prapëseprapë në asnjë rrethanë nuk kemi hasur në një bashkëpunim apo më mirë me thënë në çështjet që të kemi përkrahje nga ata. Ju e dini p.sh në Ligjin e buxhetit ju e dini se në asnjë amendament i vetëm nuk ka kaluar nga opozita kur është kaluar buxheti. Këtu vetëm bashkëpunim mazhoranca nuk ofron”, përfundon ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Sulm i orkestruar ndaj Inspektoratit të Gjuhëve
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Bindja Demokratike bashkohet me LZHK, Topollaj: Ofrojmë një opozitë alternative që i ka munguar Shqipërisë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?