LAJMI I FUNDIT:

Java përmes fotografive – nga dështimet e seancave të Kuvendit deri te festa e Fitër Bajramit

Java përmes fotografive – nga dështimet e seancave të Kuvendit deri te festa e Fitër Bajramit

Java është shënuar me ngjarje të ndryshme si në sferën e politikës, drejtësisë dhe të riteve fetare. Kështu, disa nga seancat plenare nuk janë mbajtur në mungesë të kuorumit në Kuvend, ndërsa ditët e punës po përmbyllen me festën e Fitër Bajramit.  

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, i cili filloi në orën 5:05, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit u mbajt ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga teologu, Muhamed ef. Stublla.

Për të sjell tek ju freskinë dhe festën e ditës së sotme, Telegrafi ka përzgjedhur një nga shumë fotografitë e veçanta të shkrepura nga fotoreporteri, Ridvan Slivova.


Falja e namazit të Fitër – Bajramit /Foto: Ridvan Slivova

Fotoreporteri i Telegrafit po ashtu ka arritur të kap momentin e “dëshpërimit” të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca pasi nuk u arrit të mbahet seanca plenare në mungesë të kuorumit edhe pasi u tentua dy herë. Dhe pas kësaj Konjufca ishte i ashpër, madje tha se legjislatura aktuale nuk e meriton të vazhdojë, për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të deputetëve.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti të mbajë seancën plenare në mungesë të kuorumit /Foto: Ridvan Slivova/

Po ashtu, të mërkurën me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është arrestuar Nagip Krasniqi – kryeshef ekzekutiv i KEK-ut, nën dyshimin se i njëjti ka kryer tri vepra penale. Krasniqit i është dhënë një muaj paraburgim.

Pamje nga hetues të Departamentit të Krimeve Ekonomike pas bastisjes së zyrave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) /Foto: Ridvan Slivova/

Më 14 prill u shënua “Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, përmes një marshi në sheshet e Prishtinës.

Marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë /Foto: Ridvan Slivova/
Marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë /Foto: Ridvan Slivova/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori