LAJMI I FUNDIT:

Një histori guximi dhe dashurie për fëmijët: Natalya shpëtoi 15 fëmijë ukrainas të robëruar në Rusi

Një histori guximi dhe dashurie për fëmijët: Natalya shpëtoi 15 fëmijë ukrainas të robëruar në Rusi

Skynews publikoi një artikull për ukrainasen Natalya, gruaja që arriti të shpëtojë 15 fëmijë nga territori i Rusisë, të cilët u deportuan nga ushtarët rusë nga pjesët e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse.

Historia tregon për një arratisje të pabesueshme, por edhe guximin e një gruaje që rrezikoi absolutisht gjithçka për të shpëtuar fëmijët që më parë i mësonte në një nga shkollat në Ukrainë.

“Për Krishtlindje, Natalya Lutsik gatuan 15 pjata të ndryshme, një për çdo fëmijë që shpëtoi nga rusët. Ajo nuk është nëna e tyre, por ata janë fëmijët e saj. Në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, gjithë familja e saj u rreshtua në shkallë. Nën buzëqeshjet e tyre ishte kujtimi i natës kur arritën rusët”, shkruan mediumi britanik.


Në fillim të bisedës, Natalya tregon se në çfarë gjendje është shkolla, por edhe shtëpia e fëmijës, në fshatin Novopetrovka dhe ka përshkruar ditën kur rusët kanë arritur në këtë zonë.

“Isha jashtëzakonisht e frikësuar. Fillimisht pashë tanke që kalonin nëpër fshat. Komandanti rus e shtyu derën e shkollës me ushtarët që mbanin automatikë. Vetëm sytë e tij dukeshin. Duke drejtuar gishtin nga unë, ai më urdhëroi të afrohesha”, thotë Natalya.

Shkolla e Natalyas në fshatin Novopetrovka ishte shtëpia e 100 fëmijëve. Shumë prej tyre janë edhe jetimë. Në ditën kur rusët hynë në shkollë, ajo u përpoq t’i dërgonte fëmijët në një vend të sigurt. Megjithatë, rusët nuk e lejuan atë ta bënte këtë.

“Tani do të ketë Rusi kudo, do të të qëllojmë pas shpine nëse do të largohesh”, thotë ajo teksa citon ushtarët që thanë se do të merrnin edhe fëmijët.

Nga të gjitha krimet e kryera nga rusët në Ukrainë, dëbimi i paligjshëm i mijëra fëmijëve është një nga më të tmerrshmit.

Pasi kontrolluan ambientet e shkollës, ushtarët rusë u kthyen një ditë më vonë me qëllimin për të marrë fëmijët.

“Ata erdhën me gjashtë vetura dhe dolën shumë ushtarë. Ata ishin të gjithë të armatosur. Shefi i tyre Ivan më tha të shkoja të merrja fëmijët. Ata u ngarkuan në minibusë dhe ushtarët qëlluan disa plumba në ajër për t’i frikësuar”, shtoi ajo.

Pasi kaluan lumin, ata u transportuan me autobus përmes Krimesë, e cila ishte e pushtuar nga Rusia, dhe më pas përmes urës së Kerchit. Destinacioni i tyre përfundimtar ishte një kamp në Krasnodar, në Rusinë jugore.

“Unë dhe Valerij (burri i saj) qanim gjatë gjithë rrugës. Ishte e tmerrshme t’u thuash fëmijëve se ishim në Rusi. Më dukej sikur më kishin nxjerrë shpirtin”, thotë Natalya.

Kur u bë e qartë se ata nuk po ktheheshin në Ukrainë, ajo hartoi një plan të guximshëm arratisjeje.

Siç thekson ajo, grupi do të udhëtonte nga kampi në Krasnodar pranë Detit të Zi, mbi male dhe përtej kufirit me Gjeorgjinë.

“Ajo dëshiron që detajet e planit të saj të mbeten sekret sepse shpreson se të tjerët do ta ndjekin shembullin. Udhëtimi i tyre ishte i mbushur me rrezik. Natalya kishte vetëm gjysmën e kartave të identitetit origjinal të fëmijëve dhe ajo ishte e shqetësuar se certifikatat e lindjes së fotokopjuar do të refuzoheshin. Ajo gjithashtu kishin frikë se statusi i veteranit të Valerija mund të zbulohej në kufi, ku qytetarët kontrollohen për tatuazhe ushtarake. U deshën orë të tëra për të arritur në destinacionin e tyre. Ata duruan një pritje me ankth teksa dokumentet e tyre u kontrolluan dhe u rishikuan nga zyrtarët e kufirit. Më pas morën konfirmimin se ata mund të kalonin kufirin. Ata ishin të lirë”, raporton skynews.

Tani, kur jetojnë në Gjeorgji, Natalya dhe fëmijët e saj shijojnë çdo ditë të lirisë së tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Raketa ruse ia preu kokën ukrainases 14-vjeçe të ulur në park në Kharkiv, momenti kur e ëma e saj mëson lajmin e hidhur

Raketa ruse ia preu kokën ukrainases 14-vjeçe të ulur në park në Kharkiv, momenti kur e ëma e saj mëson lajmin e hidhur

Evropa
Njihuni me rekrutët ukrainas që po përgatiten për betejë të re

Njihuni me rekrutët ukrainas që po përgatiten për betejë të re

Evropa
Ministri i Jashtëm polak thotë se vendi i tij duhet të rrëzojë raketat ruse mbi Ukrainë, para se të futen në hapësirën e tyre ajrore

Ministri i Jashtëm polak thotë se vendi i tij duhet të rrëzojë raketat ruse mbi Ukrainë, para se të futen në hapësirën e tyre ajrore

Evropa
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Veteranët e luftës i fishkëllyen, Dodik ua tregoi gishtin e mesit - askush nuk dëshironte t’ia jepte dorën

Veteranët e luftës i fishkëllyen, Dodik ua tregoi gishtin e mesit - askush nuk dëshironte t’ia jepte dorën

Bosnja
Kalo në kategori