Një numër i politikanëve opozitar besojnë se pas luftës, presidenti Volodymyr Zelensky do të duhet të paguajë për gabimet – tani ata po i mbyllin sytë pasi nuk duan të ndikojnë në luftën për çlirimin e vendit.
“Unë isha në rrugë gjatë Revolucionit Portokalli në vitin 2004 dhe 2014. Pra, përvjetori i dhjetë po afron, dhe kjo është periudha në të cilën ne priremi të fillojmë revolucionet”, tha për politico.eu, Inna Sovsun, anëtare e partisë liberale pro-evropiane Holos.
Pothuajse dhjetë vjet më parë, qindra mijëra ukrainas protestuan dhe rrëzuan Viktor Yanukovych – një kukull e presidentit rus, Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.
Revolucioni Maidan i vitit 2014 pati pasoja të paparashikuara, duke vënë në lëvizje ngjarjet që e kanë sjellë Ukrainën në pozicionin e saj aktual – duke u mbrojtur kundër një pushtimi rus të nisur nga hakmarrja dhe pakënaqësia e Putinit. Dhe sado që ai revolucion shumëngjyrësh pati një jehonë, aq do të ketë edhe lufta, duke krijuar ndjenja të forta kombëtare dhe duke krijuar pritshmëri të mëdha për të ardhmen – dhe ato do të jenë të vështira për t’u përmbushur.
Sovsun nuk është e vetmja që sheh një tjetër përmbysje në horizont.
Një ish-ministër ukrainas deklaroi se “E dini, Maidan mund të ndodhë përsëri”. Ai kërkoi të mos identifikohet në mënyrë që të mund të diskutonte lirisht për tema të ndjeshme. Opozitari ishte i kujdesshëm teksa fliste pasi nuk dëshironte të minonte përpjekjet për çlirim dhe të nxis edhe më tepër propagandën ruse.
“Kjo luftë ka ngjallur shpresa të mëdha dhe njerëzit do të jenë shumë të paduruar për ndryshim”, tha ai. Ata do të duan para dhe drejtësi si dhe përfundimin e reformës që filloi në vitin 2014 – këto do t’i duan shpejt t’i arrijnë.
Dhe ndërsa lundrimi në ujërat e trazuara politike të pasluftës do të ishte i vështirë për çdo lider, sipas ish-ministrit, do të jetë veçanërisht problematik për presidentin ukrainas sepse ai u bë pjesë e problemit si një lider me prirje autokratike.
Mund të tingëllojë e çuditshme, duke parë nga jashtë. Në fund të fundit, prej një viti tashmë, Zelensky vlerësohet si mishërimi i rezistencës ukrainase, madje edhe një ikonë e demokracisë. Ai ende duartrokitet për refuzimin e një oferte të amerikanëve për t’u larguar nga Kievi, kur tanket ruse ishin 60 kilometra larg kryeqytetit, dhe retorika e tij e frymëzuar gjatë luftës dhe aftësitë magjepsëse oratorike ishin të dobishme për të bindur Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për të mbështetur Ukrainën në momentin historik të ekzistencës.
Lidershipi, aftësitë e komunikimit dhe shpirti i paepur i Zelenskyt, kanë bërë që t’i rritet reputacioni edhe në Ukrainë. Sipas sondazheve, ai gëzon mbështetje të lartë publike – vetëm ushtria është më popullore se ai. Megjithatë, vëzhguesit me përvojë e shohin vlerësimin prej 84 për qind si rezultat i një mitingu patriotik dhe parashikojnë se numrat do të bien shpejt sapo të largohet kërcënimi ekzistencial. Një gjë e ngjashme ndodhi pak pasi ish-komediani u bë president në vitin 2019, duke fituar me shumicë dërrmuese zgjedhjet me premtimin për të mbrojtur interesat e popullit kundër të pasurve dhe klasës sunduese.
Fatkeqësisht, Zelensky nuk mundi ta përsëriste rolin si në serialin televiziv, “Shërbëtori i popullit”, në jetën reale, ndërsa humbi mbështetjen për 11 për qind pasi shkarkoi kryeministrin me mendje reformatore, duke krijuar një qeveri me miq dhe ish-partnerë biznesi ndërsa nuk ka arritur asgjë në luftën kundër korrupsionit. Në vend të kësaj, disa e akuzojnë presidentin ukrainas se po sillet gjithnjë e më shumë në mënyrë autokratike dhe se po shkel ligjet duke nxjerrë dekrete presidenciale për të sanksionuar kundërshtarët, të gjitha në emër të luftimit të agresionit rus – por, disa kritikë thonë, edhe për të dëmtuar kundërshtarët e tij politikë.
Katër muaj para pushtimit rus, Zelensky dhe dy bashkëpunëtorë të ngushtë ishin gjithashtu të përfshirë në aktivitete të dyshimta financiare. Bazuar në “Pandora Papers” – dokumente të fshehura që zbulojnë aktivitetet e liderëve politikë dhe individëve të tjerë të shquar në mbarë botën – u zbulua se lideri ukrainas themeloi kompani në parajsat fiskale përpara se të bëhej president, por vazhdoi të përfitonte prej tyre pas marrjes së detyrës. Zelensky mohoi se po bënte pastrim parash apo paligjshmëri me përdorimin e këtyre fondeve.
Nuk është koha për ta kritikuar për aktivitetet para luftës, thonë kundërshtarët politikë, por kur konfliktet të shuhen, do të lindin pyetje për gjithçka që ka ndodhur para fillimit të saj. Do të kërkohet gjithashtu një shpjegim se pse Zelensky injoroi paralajmërimet dramatike nga Perëndimi për probabilitetin e lartë të një pushtimi rus dhe pse nuk e përgatiti më herët vendin për luftë.
Megjithatë, herë pas here këto pyetje shtrohen edhe në mes të luftës, dhe së fundi u ndezën në muajin gusht, kur pasoi një valë kritikash publike pasi Zelenskyt tha se ai minimizoi paralajmërimet për një sulm të afërt, duke pretenduar se duhej ta bënte këtë sepse nuk donte që të përhapej paniku, që njerëzit të fillonin të iknin dhe të shmangnin një kolaps ekonomik, transmeton Telegrafi.
Politikanët e opozitës dhe udhëheqësit e shoqërisë civile pohuan se Zelensky gjithashtu do të vihet nën kritika për mënyrën se si ai dhe ekipi i tij i ngushtë i miqve të vjetër dhe ish-partnerëve të biznesit qeverisën gjatë luftës – në një mënyrë jo të ndryshme nga mënyra se si e bënë këtë përpara pushtimit, duke u përpjekur për të vendosur një “demokraci të menaxhuar” me një parti dominuese.
“Sigurisht, ne duhet të mbështesim qeverinë dhe ne duhet të qëndrojmë të bashkuar”, tha Mikola Kniazhitski, përfaqësues i opozitës nga qyteti i Lviv në perëndim të vendit. “Megjithatë, shqetësohem për të ardhmen e demokracisë në vendin tim. Edhe në kushte lufte duhet të ketë një opozitë politike, duhet të vazhdojë procesi demokratik, të ketë mbikëqyrje parlamentare”, tha ai.
Recent cases of Ukraine’s anti-corruption institutions against former top-ranking officials, such as ex-Naftogaz CEO Andriy Koboliev, stirred heated debates in Ukraine and abroad
How effective Ukrane's anti-corruption institutions are?https://t.co/5KFRGl8c6h
— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) April 19, 2023
Ashtu si të tjerët, Kniazhitski vuri në dukje se Zelensky po përdor fuqitë e luftës presidenciale dhe ligjin ushtarak për të marrë më shumë pushtet, për të kontrolluar median, për të margjinalizuar parlamentin dhe për të injoruar mbikëqyrjen legjislative se si shpërndahen fondet e qeverisë – dhe kujt.
Disa kanë frikë gjithashtu se lavdërimet globale, Zelenskyn mund ta shndërrojnë në narcisit.
“Ai mendon se është politikani numër një në botë dhe se Joe Biden është shumë, shumë pas tij, dhe liderë si Macron dhe Scholz janë edhe më larg”, tha ish-ministri, duke shtuar se kjo nuk është e shëndetshme.
Ashtu si të tjerët, ai përmendi faktin se liderit ukrainas nuk i pëlqen të ndajë “qendrën e vëmendjes”, ndërsa një ish-ndihmës i presidentit deklaroi se zyra e Zelenskyt gjithmonë po analizon të dhënat e sondazheve për t’u siguruar që askush nuk po e lë në hije.
Kritikët thonë se pikërisht kjo dëshirë mund të shpjegojë se pse Zelensky refuzon thirrjet për të formuar një qeveri koalicioni në një kohë kur Ukraina ka më shumë nevojë për harmoni.
Megjithatë, Timofij Milovanov, president i Shkollës së Ekonomisë në Kiev, ish-ministër i ekonomisë dhe këshilltar i qeverisë informale, hedh poshtë pretendimet se Zelensky ka karakteristikat e një lideri autokratik.
“Zelensky u jep njerëzve atë që duan. Për mendimin tim, Ukraina është me fat që e ka atë. Besoj se paraardhësit e tij në postin e presidentit do të kishin kapitulluar në javët e para të luftës dhe do të kishin filluar negociatat”, tha ai.
Milovanov thotë se lideri ukrainas po ndërton një komb dhe nuk ka zgjidhje tjetër veçse të anashkalojë institucionet, të cilat shpesh janë të ngatërruara sipas interesave të tyre.
“Askush nuk e di se çfarë mendon Zelensky për të ardhmen. Mendoj se ka ndryshuar pikëpamjet në tre vitet e fundit, që kur u bë president. Mendoj se në një farë forme ai e kupton shumë më shumë se ne”, shtoi ai.
Në janar, gjatë fjalimit para kombit, Zelensky u premtoi ukrainasve “se gjërat nuk do të kthehen ashtu siç ishin”.
Megjithatë, deklarata pasoi një skandal korrupsioni të lidhur me kontratat e fryra ushtarake dhe pagesat e dyshimta që dërguan në largimin e një numri zyrtarësh të rangut të lartë ukrainas – duke përfshirë pesë guvernatorët rajonalë dhe katër zëvendësministra. Skandali u zbulua kur një gazetar hulumtues publikoi detaje të kontratave të paligjshme pasi qeveria nuk iu përgjigj problemit. Fjalët e Zelenskyt nuk qetësojnë as disa vëzhgues me përvojë në Ukrainë.
” Nuk kam parë përpjekje të mjaftueshme për të adresuar korrupsionin – ndoshta ka ndonjë përjashtim”, thotë një ish-zyrtar i lartë amerikan me përvojë të gjerë në Ukrainë. “Ata vërtet po përpiqen të parandalojnë çdo mashtrim me shumat e mëdha të ndihmës që marrin nga Perëndimi. Unë mendoj se ata e kuptojnë rrezikun, ata e dinë se do të ishte një skandal i madh”.
Megjithatë, ky ish-diplomat thotë se ishte i befasuar me faktin se sa shumë politikanët të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile “nga njëra anë e respektojnë me të vërtetë forcën e Zelenskyt si lider lufte”, por në të njëjtën kohë “janë thellësisht të shqetësuar për korrupsionin dhe stilin autoritar”.
“Ata besojnë se do të ketë një përballje sapo të përfundojë lufta,” tha ai, duke shtuar se “Unë mendoj se kjo do të ndodhë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit – çka na tregon e kaluara e Senatit?
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj