LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët rusë ‘më detyruan të hap varrin tim’: Ukrainasja u tregon ligjvënësve amerikanë për torturat dhe tmerrin që ka parë

Ushtarët rusë ‘më detyruan të hap varrin tim’: Ukrainasja u tregon ligjvënësve amerikanë për torturat dhe tmerrin që ka parë

Një grua ukrainase nga Kherson u tregoi ligjvënësve të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA të mërkurën se si u rrah nga forcat ruse në fillim të këtij viti.

Lyubov, 57, mbiemri i së cilës nuk u tregua dhe fytyra nuk u shfaq, punoi si kontabiliste dhe jetoi nën pushtimin rus për më shumë se një vit.

“Në janar të këtij viti, ata erdhën tek unë”, i tha ajo Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve nëpërmjet një përkthyesi, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.


Lyubov tregoi më tej se ushtarët rusë hynë me forcë në shtëpinë e saj, duke pretenduar se po kërkonin armë dhe konfiskuan “një hartë të Ukrainës, flamurin e Ukrainës, një suvenir me imazhe të Ukrainës dhe një shenjë me fjongo blu dhe të verdhë që simbolizon viktimat e Luftës së Dytë Botërore”.

“Këto ishin provat e tyre kundër meje”, ka thënë ajo.

Ajo më pas u dërgua në atë që ajo e quajti “dhomë torture” dhe u mbajt për pesë ditë, ku u rrah, u detyrua të zhvishej, e prenë me thikë dhe e kërcënuan me përdhunim dhe vrasje.

“Edhe mua më nxorën në fushë dhe më rrahën sërish dhe më vunë një pistoletë në kokë dhe qëllonin sikur të më ekzekutonin”, rrëfen ajo. “Gjithashtu më detyryruan të hap varrin tim”.

Ajo ka treguar gjithashtu se ka parë njerëz të tjerë duke u torturuar, të cilët “i nxirrnin jashtë me qese të zeza në kokë”.

SHBA paralajmëron Rusinë të mos prekë teknologjinë bërthamore amerikane në centralin bërthamor të Ukrainës
Lexo po ashtu SHBA paralajmëron Rusinë të mos prekë teknologjinë bërthamore amerikane në centralin bërthamor të Ukrainës

“… Do të doja t’i gjeja një ditë, por nuk jam e sigurt nëse ata janë ende gjallë”, tha ajo.

Sipas Lyubov, ushtarët e lanë të ikte, “por ata thanë se do të kthehen”.

Kur ajo u kthye në shtëpinë e saj, ajo ishte grabitur dhe i kishin marrë medaljet që i përkisnin babait të saj.

Ajo ishte në gjendje të ikte nga Kherson dhe shkoi në Shtetet e Bashkuara për të qenë me vajzën e saj, por ajo shpreson të jetë në gjendje të kthehet në Ukrainë.

“Unë po ju tregoj historinë time, dhe ka njerëz të tjerë që po grabiten, përdhunohen dhe rrahen në ato territore tani”, tha ajo. “Këto krime të tmerrshme duhet të ndalen”.

Ndryshe, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka evidentuar mijëra raste të viktimave civile së bashku me rastet e torturës, përdhunimit dhe ndalimit arbitrar në luftën e Ukrainës gjatë gjashtë muajve, nga gushti 2022 deri në janar 2023, duke e quajtur situatën “të tmerrshme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Amerika
Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë

Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë "menjëherë"

Botë
Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës

Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori