LAJMI I FUNDIT:

Inter – Benfica: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i çerekfinales së Ligës së Kampionëve

Inter – Benfica: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i çerekfinales së Ligës së Kampionëve

Interi dhe Benfica do të luajnë mes vete në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e cila vlen për një vend në gjysmëfinale.

Nerazzurrët janë nikoqir të portugezëve në takimin e vlefshëm për çerekfinale dhe presin ta konfirmojnë kalimin në gjysmëfinale pas fitores 2-0 në udhëtim.

Vendi: Giuseppe Meazza


Koha: 21:00

Lajme rreth ekipeve

Inter

Milan Skriniar mungon për Interin, ndërsa qendërmbrojtësi tjetër Stefan de Vrij do të vlerësohet pasi ka dalë në fillim të pjesës së dytë në humbjen në shtëpi të shtunën ndaj Monzas.

Simone Inzaghi mund të shkojë me një formacion të pandryshuar për pritjen e Benficas.

Benfica

Nicolas Otamendi rikthehet nga ndalimi dhe pritet të startojë, pavarësisht gabimit të tij ndaj Chaves të shtunën.

Mihailo Ristic, Julian Draxler dhe Alexander Bah mungojnë për shkak të lëndimit.

Fakte

Interi ka vetëm dy fitore në dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Benfica ka tri humbje radhazi në tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Interi dhe Benfica kanë luajtur tri ndeshje mes vete, ku italianët kanë dy fitore dhe një ndeshja është mbyllur me barazim.

Analizë

Interi është në rrezik të humbasë një vend në top katërshe në Serie A, por një fitore 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Benficas ishte një pushim i mirëpritur për Simone Inzaghi. Kjo për shkak se pas humbjes së tyre të papritur 1-0 ndaj Monzas të shtunën, Nerazzurët tani ka fituar vetëm një nga tetë të fundit në të gjitha garat.

Benfica po përjeton një rënie të vërtetë në formë me një humbje 1-0 ndaj Chaves duke e zgjatur serinë e humbjeve në tre ndeshje. Ndeshja e së mërkurës do të shënojë herën e parë që ata do të përballen me Interin në Milano që nga viti 2004.

Ndërsa Interi ka qenë në formë të dobët, ata duhet të sigurojnë rezultatin e kërkuar për të siguruar vendin e tyre në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Formacionet e mundshme

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro;

Benfica (4-2-3-1): Vlachodimos; Gilberto, Antonio Silva, Otamendi, Grimaldo; Florentino, Chiquinho; Joao Mario, Rafa Silva, Aursnes; Goncalo Ramos;

Parashikimi: Benfica 1-1 Inter

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës

"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova merr fitore me shumë mund ndaj Lituanisë, tri pikë mbesin në

Kosova merr fitore me shumë mund ndaj Lituanisë, tri pikë mbesin në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tifozët për përkrahjen e madhe në

Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tifozët për përkrahjen e madhe në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori