LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në veri, kandidatja për kryetare në Zveçan: Një nga gjërat më të mençura që ka bërë Lista serbe është bojkoti i institucioneve

Zgjedhjet në veri, kandidatja për kryetare në Zveçan: Një nga gjërat më të mençura që ka bërë Lista serbe është bojkoti i institucioneve

Edhe pak ditë kanë mbetur nga dita kur qytetarët e katër komunave në veri do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm që do të qeverisin me katër komunat: Mitrovicë e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Dhe për këtë sot u mbajt një forum në Qendrën Mediale në Çagllavicë, me temën “Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës – për dhe kundër” me kandidatët për kryetar komunash si dhe përfaqësues të partive politike të cilat garojnë në këto zgjedhje.

Kandidatja e Pavarur për kryetare në komunën e Zveçanit, Sllagjana Pantoviq ka folur për kandidaturën e saj si dhe synimet e saj nëse do t’i fitojë këto zgjedhje.


Pantoviq ka thënë se qytetarët duhet të dalin në këto zgjedhje dhe se komunitetet që jetojnë në veri të vendit të kenë bashkëpunim në mes vete, raporton Telegrafi.

Kandidatja e Pavarur për kryetare në Komunë të Zveçanit, Sllagjana Pantoviq /Foto: Ridvan Slivova/

“Jam e vetmja kandidate që në start kam thënë që duhet të dalim në zgjedhje dhe të marrim pjesë. Shpresoj që dalja do të jetë sado kudo…Duhet të kujtojmë që në zgjedhjet e para në Zveçan kishin dalë 8 për qind…Mendoj që njerëzit kanë reflektuar..Ishin nën presion që të japin dorëheqje nga institucionet…Duke bashkëpunuar me komunitetet ne mund të mbijetojmë…”, ka thënë Pantoviq.

Ajo tha se duhet t’ia kthejnë Zveçanit bukurinë që e ka pasur si qytezë, raporton Telegrafi.

“Zveçani duhet kthyer…Ka qenë një nga vendbanimet më të mira dhe qyteza më e bukur në Kosovë”, u shpreh ajo.

E, për partinë e cila ka qeverisur me komunat veriore një kohë të gjatë, për Listën serbe ajo tha: “Lista serbe ka qenë parti e cila ka përfituar. Ne e dimë saktë se kush jeton, e në çfarë mënyre. Gjysma e qytetarëve jeton në skaj të ekzistencës për jetë. Kjo është një nga arsyet e kandidimit tim”.

Ajo tha se një nga gjërat më të mençura që ka bërë Lista serbe është bojkoti i institucioneve.

“Kam ndjerë në lëkurën time se çfarë është terrori. Një nga gjërat më të mençura që ka bërë Lista serbe është bojkoti. Zgjidhja më e mirë për të gjithë serbët në Kosovë”.

Ajo po ashtu tregoi se kur doli lajmi për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, mediat serbe në veri e quajtën tradhtare.

“Një gazetare në Mitrovicë kishte shkruar se unë jam tradhtare se jam takuar me Kurtin, e të gjitha këto janë komplimente për mua. Kurti është një njeri – politikan, e s’kam gabuar që kam kandiduar…”, ka thënë Pantoviq.

Ndërsa, përfaqësuesi i Partisë së Serbëve të Kosovës, Andrija Ignjatoviq, tregoi se kandidati për kryetar të Komunës së Leposaviqit, Aleksandar Jabllanoviq është njeriu i duhur.

Ai tha se kjo parti i ka 18 kandidatë për asamblistë, në Leposaviq, raporton Telegrafi.

Përfaqësuesi i Partisë së Serbëve të Kosovës, Andrija Ignjatoviq,

“Këta kandidatë i kemi nga mosha 25 deri 60 vjeç, kemi pensionist, të rijnë, profesionistë. Kemi marr parasysh që të marrim një masë të popullit”, tha ai duke shtuar se “Kemi mbajtur një takim parazgjedhor dhe i falënderoj njerëzit që kanë marr guximin që të jenë në këtë takim. Kjo është hera e parë që ata marrin pjesë në një takim politik…”.

Ai tha se këto zgjedhje pret që të jenë “zgjedhje e zgjidhjeve të problemeve” dhe të mos jenë arsye që të shpien në tensione të reja apo vendosje të barrikadave.

Ignjatoviq foli edhe për daljen ose jo masive të votuesve serb në veri.

“Sa i përket daljes se votuesve s’mund të them asgjë, pasi vendi ku jemi ne, brenda natës mund të ndryshojë çdo gjë, dhe kjo të ndikojë në daljen e tyre”.

Edhe, Nexhad Ugljani, përfaqësuesi nga Iniciativa Qytetare “Mitrovica” gjatë fjalës së tij tha se nuk janë të preokupuar për çështje politike, por për nevojat e qytetarëve.

Nexhad Ugljani nga Iniciativa Qytetare “Mitrovica” /Foto: Ridvan Slivova/

Ai tha se nuk pret dalje masive të qytetarëve serbë për të votuar, duke shtuar se dita e zgjedhjeve mund të përcillet edhe me incidente.

“Me siguri qe do të ketë incidente, por, për këtë duhet të merret Policia e Kosovës”, ka thënë ai, raporton Telegrafi.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në katër komunat e veriut të Kosovës priten të mbahen me 23 prill. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar disa parti e kandidat nga partitë politike.

Në Mitrovicën e veriut janë tre kandidatë, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, PDK garon me Taulant Kelmendin si dhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje shkruan Telegrafi.

Në Leposaviq janë tre kandidat PDK garon me Albulena Behluli – Hetemi, Alekandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovë dhe Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në Zveçan janë gjithashtu tre kandidat, Ilir Peci nga PDK, Sllagjana Pantoviq – Kandidate e pavarur dhe Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa, në Zubin Potok nga PDK-ja do të garojë Izmir Zeqiri, dhe nga Lëvizja Vetëvendosje Flatron Hasani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori