LAJMI I FUNDIT:

Pas pamjeve ku shihet duke goditur sofrën me çekan, reagon Don Xhoni: Në asnjë rast s’e kemi përbuz bukën tonë

Pas pamjeve ku shihet duke goditur sofrën me çekan, reagon Don Xhoni: Në asnjë rast s’e kemi përbuz bukën tonë

Reperi Don Xhon dhe këngëtari Butrint Imeri kanë shijuar së fundmi një ndejë me muzikë rapsodike.

Në fotografitë e videot e publikuara në rrjetet sociale, dyshja janë parë duke kaluar çaste të këndshme mes një grupi miqsh.

Por një video e reperit nga Drenasi ku shihet duke goditur me çekan një sofër në odën e burrave, nuk ka marrë komente të mira nga ndjekësit në rrjetete sociale.


E për krejt këtë situatë, ai pati një sqarim, të cilin e publikoi përmes një shkrimi në InstaStory.

Butrint Imeri dhe Don Xhoni publikojnë video duke bërë muzikë rapsodike në odë burrash
Lexo po ashtu Butrint Imeri dhe Don Xhoni publikojnë video duke bërë muzikë rapsodike në odë burrash

Ky është shkrimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Prom e kemi pas ni iftar me jarana edhe kena kalu qysh eshte ma s’miri. Krejt qa kena bo u kane per show, edhe pikerisht e kena zgjedh muziken qe na bon mos me e harru historine tone, si shenj kujtimi per ata breza qe luftun per lirine tone. Ne asnji rast se kemi perbuze buken, qysh po i shoh do komente, se ju me njihni jo prej nates t’djeshit por qe koxha ni kohe tash, edhe e dini mire kur e boj une ni gjest, a eshte bo me t’keq a me t’mire, keshtu qe nuk po e zgjati si teme at pjese. Brez pas brezi e kemi rujt pasunine edhe ata qe e kemi fitu me djerse. Ne kto tradita jom rrit, ne kto tradita do vazhdoj deri ne frymen e fundit. JU PERSHENDET XHONATANI PREJ DRENICES T’KUQE!”. /Telegrafi/

Foto: Don Xhoni/InstaStory